I arrestuar në aksionin anti-korrupsion, ish-këshilltari i Pecit emërohet në pozitë të lartë

Qeveria në detyrë e ka emëruar drejtor të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Hysen Muzliukajn, ish-këshilltarin e Faton Pecit dhe ish-drejtorin komunal në Komunën e Mitrovicës, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Muzliukaj është emëruar sot në krye të IKAP-it, në një vendim të miratuar në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të […]

Muzliukaj është emëruar sot në krye të IKAP-it, në një vendim të miratuar në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Ai do të ketë mandat katër vjeçar si drejtor i IKAP-it, tha sot në mbledhjen e qeverisë në detyrë, Xhelal Sveçla.

Muzliukaj, bashkë me ish-nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujkën, ishin arrestuar në një aksion të Prokurorisë Speciale në vitin 2023.

Prokuroria Speciale kishte njoftuar më 14 korrik 2023 se Muzliukaj dhe Mujka janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të korrupsionit.

Pas lajmit të arrestimit, Muzliukaj ishte liruar nga detyra e këshilltarit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Atij i ishte bastisur banesa me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Hysen Muzliukaj, ishte liruar që të mbrohet në liri më 15 korrik 2023, një ditë pasi ishte arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Muzliukaj, ishte emëruar këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, në vitin 2023.

Më parë, ai kishte ushtruar funksionin e drejtorit të Kadastrit dhe Pronës në kabinetin e Agim Bahtirit, ish-kryetarit të Komunës së Mitrovicës.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve