“I dashur…” – Publikohet letra që Melania Trump ia dërgoi Putinit

“I dashur…” – Publikohet letra që Melania Trump ia dërgoi Putinit

Melania Trump, gruaja e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër “paqeje” presidentin rus, Vladimir Putin, duke e shprehur shqetësimin për fatin e fëmijëve në luftën e Ukrainës dhe duke e inkurajuar atë të “mbrojë pafajësinë e tyre”. Letra iu dorëzua personalisht Putinit nga Trumpi gjatë një takimi që dy liderët kishin […]

Melania Trump, gruaja e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër “paqeje” presidentin rus, Vladimir Putin, duke e shprehur shqetësimin për fatin e fëmijëve në luftën e Ukrainës dhe duke e inkurajuar atë të “mbrojë pafajësinë e tyre”. Letra iu dorëzua personalisht Putinit nga Trumpi gjatë një takimi që dy liderët kishin në Alaska të shtunën.

Pa e përmendur drejtpërdrejt Ukrainën, Trump theksoi ndikimin e luftës te fëmijët, duke thënë se çdo fëmijë “ëndërron për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku”.

“Çdo fëmijë ndan ëndrrat e njëjta, qofshin ata të lindur në fshatrat e një kombi ose në qytetet e mëdha. Ata ëndërrojnë për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku. Si prindër, është detyra jonë të ushqejmë shpresën e gjeneratës tjetër. Si liderë, përgjegjësia për të mbrojtur fëmijët tanë shtrihet përtej komfortit të disave. Pa dyshim, duhet të mundohemi të pikturojmë një botë të mbushur me dinjitet për të gjithë – që çdo shpirt të mund të zgjohet në paqe dhe që e ardhmja të mbrohet në mënyrë të përsosur”, ka shkruar ajo.

“Por në botën e sotme, disa fëmijë janë të detyruar të mbajnë të qeshurën në heshtje…Zotëri Putin, ju mund ta riktheni këtë qeshje”, shkruhej në letër.

Melania Trump i tha Putinit se duke mbrojtur pafajësinë e fëmijëve, ai do të bënte “më shumë sesa të shërbente vetëm Rusinë” – ai do t’i shërbente njerëzimit.

“Në mbrojtjen e pafajësisë së këtyre fëmijëve, ju do të bëni më shumë sesa të shërbeni vetëm për Rusinë – do t’i shërbeni vetë njerëzimit”, shkruhej ndër të tjera në letër.

Letra vjen një muaj pas akuzave të Ukrainës se Rusia ka rrëmbyer fëmijë gjatë pushtimit të saj të vazhdueshëm, duke i detyruar ata të shërbejnë në ushtrinë ruse sapo të bëhen 18 vjeç, dhe duke i dërguar ata të luftojnë kundër popullit të vet. Andriy Yermak, shefi i shtabit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se kjo praktikë shqetësuese është pjesë e një “plani të koordinuar, të miratuar nga shteti”, i cili është aprovuar nga Putin.

Në vitin 2023, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi një urdhër-arresti për Putinin, duke e akuzuar për rrëmbimin e fëmijëve si një akuzë kryesore. Megjithatë, Kremlini ka mohuar çdo vepër të tillë dhe e ka quajtur këtë urdhër “shokues dhe të papranueshëm”./Periskopi/

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve