I doli fotoja ku përdhoste flamurin e Kosovës, shfrenohet kandidatja për deputete nga VV: Shan media e kolegë (Foto)

I doli fotoja ku përdhoste flamurin e Kosovës, shfrenohet kandidatja për deputete nga VV: Shan media e kolegë (Foto)

Kandidatja për deputete në legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës, znj.Mimoza Shala, për profesionin dhe arsimimin e të cilës mungojnë të dhënat në Facebook-un e saj, ka bërë një reagim krejtësisht të papranueshëm pas publikimit të fotografisë ku shihet duke e përdhosur flamurin e Republikës së Kosovës.

Zonja Shala, për të cilën vazhdojmë të mos dimë asgjë, e ka etiketuar mediumin që e ka publikuar, Indeksonline-in, si “portal të afërt me PDK-në”.

“Një portal i afërt me PDK më paska damkosur dje se gjoja nuk e dashkam Kosoven, pse kam protestuar në mjedise kur janë djegur simbole të shtetit.” – shkruan Shala.

Ajo ka justifikuar veprimin e saj të papranueshëm duke rrëshqitur edhe më keq në gabimin e saj. Në vend se të kërkonte falje, znj.Shala që mëton të bëhet deputete e Republikës së Kosovës dhe të paguhet nga taksat e këtij vendi, ajo ka sulmuar edhe kolegët e saj nga politika duke i quajtur “analfabetë”.

Ky është reagimi i plotë i saj në Facebook:

Një portal i afërt me PDK më paska damkosur dje se gjoja nuk e dashkam Kosoven, pse kam protestuar në mjedise kur janë djegur simbole të shtetit.

Unë e pranoj që kam manifestuar shpesh kundër kapjes së shtetit. Kundër kapjes nga ndërkombëtarë, kur na përcaktonin simbolet si indigjeneve dikur në Afrikë. Kundër kapjes nga Kisha Ortodokse Serbe, kur na teshin me demagogji. E kundër kapjes nga mafia jonë, që na le pa të ardhme.

Gjatë këtyre manifestimeve mund të ketë patur edhe protesta spontane kundër emblemash të ndryshme, që janë parë si derivate të korrupsionit. Qoftë nga ndërkombëtarë, nga Serbia, a nga shteti ynë i kapur. Kjo është mënyra e njohur e shprehjes së pakënaqësisë, prej SHBA-ve, e Skandinavisë, e gjer në Australi. Unë për vete mundohem të kuptoj e të luftoj arsyet e pakënaqësive.

Unë dua shtet, por jo çdo lloj shteti. Një shoqëri ku qytetarët duhet t’i sherbejnë shtetit quhet diktaturë. Demokraci quhet kur shteti u shërben qytetarëve. Nëse shteti cënon kundërligjshëm liritë e qytetarëve, është obligim moral i qytetarit që të shprehë pakënaqësi. Them se ky në fakt është vete thelbi i demokracisë.

Kundershtarët e mi mund të thonë se ky qëndrim më diskualifikon nga politika. Por mua vjen keq pse ata janë kaq analfabetë. Unë për vete them se mu ky qëndrim, e gatishmëria ime që të jetoj ashtu si mësoj, më bën të denjë për parlament.

Nga politika do diskualifikuar demagogët dhe mafiozët: ata qe kanë kapur shtetin tonë. Ky është qëndrimi im. Por fjalën e fundit le ta kenë bashkëqytetarët e mi. Këta do të vendosin se kë duan më fort në parlament. Dhe unë do t’i besoj verdiktit të tyre, por u premtoj një gjë. Unë do të mbetem vetvetja, pavarësisht se a do te ulem në parlament a jo.

Jam kjo që jam. Kështu jam gatuar, kështu di ta dua unë Kosovën. Pa hile, pa dredha, pa kompromise. Dhe s’e kam hiç ndërmend të ndryshoj për të tjerë.

#erdhidita

Lëvizja VETËVENDOSJE! 126

Mimoza Shala 53

Shpërndaje në: