“I ka kaluar kufijt”, “Po i rrezikon hetimet” – Sveçla kritikohet që po zbulon detaje nga hetimet e Policisë në lidhje me sulmet

“I ka kaluar kufijt”, “Po i rrezikon hetimet” – Sveçla kritikohet që po zbulon detaje nga hetimet e Policisë në lidhje me sulmet

Kosova gjatë viteve të fundit ka qenë cak i sulmeve terroriste për të cilat edhe janë nisur hetime nga organet e drejtësisë. Banjska, Iber Lepenci dhe alarmi për bomb në kuvendin e Kosovës janë vetëm disa nga vendet që preken sigurinë kombëtare të Kosovës. Hetimet për këto rast po rrezikohen kur ministri në detyrë i […]

Kosova gjatë viteve të fundit ka qenë cak i sulmeve terroriste për të cilat edhe janë nisur hetime nga organet e drejtësisë. Banjska, Iber Lepenci dhe alarmi për bomb në kuvendin e Kosovës janë vetëm disa nga vendet që preken sigurinë kombëtare të Kosovës. Hetimet për këto rast po rrezikohen kur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po del me deklarata publike duke zbuluar të dhëna dhe detaje nga procesi hetimor, në tentim për të marr merita, shkruan Periskopi.

Këtë zakon të Sveçles e ka kritikuar njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, i cili në një prononcim për Periskopin, vlerësoi se minsitri mund ta rrezikojë ecurinë e hetimeve, besueshmërinë e institucioneve dhe integritetin e provave dhe dëshmitarëve.

“Në parim, jo, dhe mbështetur në protikollin e sigurisë në proceset hetimore nuk është duhet të dilet aq shpejt me të dhëna për publikun para përfundimit të hetimeve, veçanarisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme të sigurisë kombëtare, ngase çdo informacion i nxjerrë pa u verifikuar plotësisht mund të rrezikojë:

1.Ecurinë e hetimeve – pasi deklaratat publike mund të paralajmërojnë autorët ose bashkëpunëtorët e tyre, duke u dhënë kohë të fshijnë gjurmët ose të shmangin ndjekjen penale. 2.Besueshmërinë e institucioneve – nëse më pas del se informacionet e dhëna nuk kanë qenë të sakta ose janë ndryshuar gjatë hetimeve, atëherë dëmtohet autoriteti i institucioneve të sigurisë.

3. Integritetin e provave dhe dëshmitarëve – publikimi i hershëm i të dhënave mund të ndikojë në sjelljen e dëshmitarëve ose të çojë në manipulim të fakteve”, tha ai për Periskopin.

Tutje Elezi kritikoi ministrinë në detyrë, Xhelal Sveçla për publikimin e emrit të pronarit të numrit të telefonit nga i cili kishte ardhur kërcënimi në kuvendin e Kosovës, pasi ai në mënyrë drejtëpëredrejt ka dëmtuar procesin hetimor.

” Transparenca është thelbësore në një shtet demokratik, por duhet të balancohet me profesionalizmin hetimor. Në raste të tilla, dalja publike duhet të fokusohet më shumë në qetësimin e qytetarëve dhe konfirmimin e përkushtimit institucional, dhe më pak në ndarjen e detajeve operative, ndërsa në rastin e alarmit të rrejshem për kuvendin e republikës së Kosovës si dhe publikimit të emrit të pronarit tē numrit të telefonit, nga i cili ka ardhur kercnimi është veprim i cili në mënyrë të drejtëpërdrjet dëmton procesin hetimor. Institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë duhet të ndjekin standarde të koordinuara të komunikimit publik, ku përfshihen edhe kufijtë e asaj çfarë mund të publikohet dhe kur. Nxjerrja e informacionit përpara kohe mund të shërbejë më shumë për përfitime politike sesa për përfitime të vërteta të sigurisë. Në këtë kontekst, daljet e shpeshta të ministrit në detyrë Xhelal Sveçla mund të jenë të motivuara politikisht ose të kenë për qëllim ndërtimin e një imazhi publik, por profesionalisht ato duhet të jenë më të kontrolluara dhe të koordinuara me Prokurorinë dhe Policinë Po, në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Elezi.

Sipas njohësit të sigurisë, Sveçla disa herë ka kaluar kufijtë e informimit dhe është futur në territorin e hetimeve operative, duke komunikuar të dhëna që mund të konsiderohen sensitive apo të papjekura.

“Hetimet kërkojnë një qetësi operative dhe diskrecion për të qenë efektive. Prandaj, komunikimi me publikun duhet të bëhet në mënyrë të matur dhe të koordinuar nga një zëdhënës profesional apo strukturë e përcaktuar ligjërisht për këtë qëllim. Realisht është krijuar një perceptim gjithnjë e më shpesh në opinionin publik dhe mediat profesionale se Xhelal Sveçla, në rolin e tij si ministër në detyrë, ka të drejtën e informimit të qytetarëve, por disa herë ka kaluar kufijtë e informimit dhe është futur në territorin e hetimeve operative, duke komunikuar të dhëna që mund të konsiderohen sensitive apo të papjekura. Kjo sjellje mund të perceptohet si një përpjekje për të marrë rol protagonisti në ngjarje të mëdha të sigurisë, ndoshta për arsye politike apo për të rritur profilin e tij publik. Megjithatë, është me rëndësi që në raste të tilla të veprohet mbi bazën e protokolleve të sigurisë dhe jo mbi bazën e emocioneve apo interesave personale. Roli i një ministri të Brendshëm nuk është hetimi, por garantimi i funksionimit profesional të strukturave dhe mbrojtja e interesit shtetor e jo e kundërta”, tha tutje Elezi./PERISKOPI

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve