I riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Duhël punonte në Komunën e Lipjanit

I riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Duhël punonte në Komunën e Lipjanit

Në aksidentin e sotëm në rrugën Shtimje-Suharekë saktësisht në Duhël, pas një aksidenti tragjik, kanë mbetur të vdekur tre persona të cilët ishin duke udhëtuar më një makinë të tipit Golf VI. Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime familjes Retkoceri e Tmava nga komuna e Lipjanit me rastin e vdekjes së Leonard […]

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime familjes Retkoceri e Tmava nga komuna e Lipjanit me rastin e vdekjes së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës në rastin tragjik që ndodhi sot në Duhël.

“Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, ngushëllime familjarëve të rinjve. Leonardi punonte si kamerier në byfen e komunës dhe ishte punëtor dhe një ndër djemtë më të mirë që kishim. Ngushëllime!” thuhet në telegramin e ngushëllimit nga Kryetari Ahmeti.

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.

Vlen të theksohet se ky është aksidenti i dytë që nga ndodhur brenda disa muajve në Duhël.

Gjatë verës një familje pesëanëtarëshe nga Suhareka është shuar nga aksidenti në rrugën e njëjtë.

Ata kishin ardhur për pushime në Kosovë nga Zvicra dhe vetura me të cilën ishin aksidentuar, ishte e marrë me qira.

 

Të ngjashme
Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Orllan të Podujevës

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Orllan të Podujevës

Haziri sërish kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse: Skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund

Haziri sërish kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse: Skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund

Petritsch: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Petritsch: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab