Ia keni ngulur thikën në gjoks Presidentit Thaçi. Bëni ju si Prishtina, ne s’bëjmë: Mësoni pse shpërtheu kështu Edi Rama në Kuvend

Ia keni ngulur thikën në gjoks Presidentit Thaçi. Bëni ju si Prishtina, ne s’bëjmë: Mësoni pse shpërtheu kështu Edi Rama në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën në Kuvend në lidhje me projektrezolutën për të dënuar gjenocidin në Kosovë. Rama u shpreh se nuk do të marrin asnjë hap të tillë për të zgjidhur ato që ai i cilësoi “probleme mes gojores dhe foltores”. Rama tha se rezoluta të tilla, bëhen në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, […]

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën në Kuvend në lidhje me projektrezolutën për të dënuar gjenocidin në Kosovë. Rama u shpreh se nuk do të marrin asnjë hap të tillë për të zgjidhur ato që ai i cilësoi “probleme mes gojores dhe foltores”. Rama tha se rezoluta të tilla, bëhen në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, pa të cilët, tha se Kosova nuk do të ishte e pavarur.

Rama tha se opozita në Shqipëri, gjithmonë ka shfrytëzuar ‘viktimat e Kosovës’ për ndonjë çështje.

Ai akuzoi rëndë Partinë Demokratike, se me votat e saj është bërë raporti i Dick Martyt, duke u shprehur tutje, se ‘ia kanë ngulur në gjoks thikat Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit’.

Fjala e plotë e Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë, transkripton të plotë  Periskopi:

Po të shikosh gjithë historinë e deklaratave dhe rezolutave shikon dhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh, mes asaj që quhej Partia Demokratike dhe tani nuk e di si quhet dhe ne që quhemi Partia Socialiste.

Sa herë ka pasur një krizë që është dashur ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës.

Sa herë ju është dashur të nxirrni nga agjenda probleme të caktuara, merrni shikojeni, e dini më mirë historinë e partisë tuaj, edhe në opozitë edhe në qeveri, merrni shikoni se si përkon me rezolutat dhe me deklaratat për Kosovën kjo histori.

Palidhje, fare.

Zgjohuni ju në 2022-shin dhe kujtoheni me Srebrenicën. S’keni lidhje ju fare me Srebrenicën.

Jeni gati t’i rizhvarrosni edhe një herë, ata nga varri masiv, për t’ju thënë kujt të mundeni, që socialistët nuk duan.

Ju jeni gati ta bëni edhe një herë lëmsh, edhe një herë nga e para politikën ndërkombëtare të Shqipërisë, për të ardhur këtu dhe për të shitur këto dënglat që dëgjuam.

Cilin gjenocid doni ju që të aprovojë Parlamenti i Shqipërisë, meqë thoni që kemi frikë.

E keni harruar ju, unë se kam harruar për vete, nuk e harrojmë, që ai shtet i lirë sovran, demokratik, është krijuar nga ata pa të cilët, as ju as ata në Prishtinë, nuk duhet të bëjnë asnjë hap.

Asnjë hap.

Nëse ju me ata në Prishtinë, doni të bëni hapa të tillë, bëjini.

Po për sa kohë do të jemi ne që qeverisim këtë vend, nuk i bëjmë.

Sepse përpara se të kuturisemi ne, të ndërmarrim një hap në 2022 për të zgjidhur problemet midis foltores dhe gojores, duhet dakordimi i aleatëve tanë se nuk mund të bëhemi ne si foltorja dhe si gojorja në sytë e botës dhe në sytë e asaj bashkësie demokratike, pa të cilën s’do kishte Kosovë fare, as të pavarur as demokratike as autonome.

Këta jeni ju.

U miratua rezoluta për Srebrenicën apo nuk u miratua.

U miratua kur ishte planfikuar të miratohej, në ditën e Srebrenicës, jo në ditët e foltores dhe gojores.

S’keni ç’i bëni gomarit prapa këtu dhe vini t’i bini samarit dhe i bini Kosovës.

Zanafilla e Dick Martyt është vota e Partisë Demokratike në Këshillin e Evropës.

Përkundër votës së Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit kundër raportit të Dick Martyt.

Dick Martyt ia keni hapur rrugën ju.

Dhe po kështu, hajde thoni ju ça mendoni për Hashim Thaçin?

Është mirë atje në burg?

Këto shikoni ju, sepse thikat që ju i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, duke masakruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si terroristë, si marksist-leninistë, e si dreqi me të birin, deri në ditën e fundit, duke e ngritur thikën dhe duke ia ngulur mu në gjoks Presidentit të Kosovës,

I përkasin historisë, juve as nuk i shlyeni dot, as nuk i zhbëni dot, as nuk  i mbuloni dot,

Historia do të tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni ne fakt, thika në shpinën e Kosovës.

Dhe kështu do të jeni gjithmonë, sepse bishti i shtrembër nuk drejtohet./Periskopi 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve