Ia publikoi skandalin Gërvallës, konsullit në Hamburg i shkon vendimi për kthim të menjëhershëm

Ia publikoi skandalin Gërvallës, konsullit në Hamburg i shkon vendimi për kthim të menjëhershëm

Pas paraqitjes publike ku fliste për disa veprime të ministres Gërvalla, sot konsullit në Hamburg i ka shkuar vendimi me nënshkrimin e saj, që të kthehet menjëherë në Kosovë. Gramos Begollit, Konsull i Përgjithshëm në Hamburg, i liruar nga detyra, por që do të qëndronte në mision deri në fund të këtij muaji, i është […]

Gramos Begollit, Konsull i Përgjithshëm në Hamburg, i liruar nga detyra, por që do të qëndronte në mision deri në fund të këtij muaji, i është ndërprerë puna prej sot.

Në vendimin, të cilin e ka siguruar Televizioni 7, thuhet se, në zbatim të dekretit të nënshkruar nga Presidentja më 7 shkurt, Begolli kthehet menjëherë nga misioni.

Kthimi i tij në Kosovë, sipas vendimit të nënshkruar nga kryediplomatja Donika Gërvalla, duhet të bëhet që sot, më 15 mars, 2022. Ndërsa, në vendimin për lirim të detyrës, thuhej se ai duhej të kthehej më 31 mars.

Urdhri për kthimin e tij të menjëhershëm u dha një ditë pasi Begolli, në një intervistë në Frontal të T7, dha versionin e tij për një vizitë të Gërvallës në konsullatën e Kosovës, në Hamburg të Gjermanisë.

Begolli tha se ministrja, për festën e Pavarësisë, u kishte shkuar në konsullatë pa asnjë njoftim zyrtar dhe se punonjësit e konsullatës në Hamburg e kanë marrë vesh për këtë vizitë, vetëm kur ajo ka arritur aty.

“Ka ardhur pa paralajmërim për pavarësinë e Kosovës. Rregullat janë të qarta, por edhe rregullat diplomatike ekzistojnë për të gjitha shtetet ku duhet të sundojë ligji. Në rastin e vizitave në një shtet tjetër, duhet të lajmërohen vizitat e nivelit të lartë. Znj.Gërvalla në bazë të rregulloreve është dashur të lajmërojë këtë vizitë në konsullatë, që ne t’i njoftojmë policinë dhe institucionet. Sepse në momentin kur të arrijë një përfaqësim i lartë, duhet të vijnë autoritetet që të sigurohet itinerari, dhe të sigurohet objekti që të mos ndodhë ndonjë incident”, ka thënë Begolli.

Ai tha se i ka shkruar një numër në “Whatsapp”, e atë e ka raportuar përmes postës elektronike të MPJ-ja, pasi i është dukur se është adresim i rrejshëm.

“Si profil i fotografisë, ka qenë një fotografi e një kafshe, nuk e kam marrë shumë serioze kërkesën, dhe nuk kam besuar se autorja e atij profili do të jetë zonja Gërvalla. Kam kërkuar përmes postës zyrtare, mirëpo nuk kam marrë konfirmim, dhe kemi vazhduar të nesërmen. Meqenëse ka qenë situatë me Covid, e kemi pasur një numër të caktuar të pranishmëve, hapësirat e konsullatës janë të vogla. Sidomos në pandemi.”

Më 7 shkurt të këtij viti, ministrja Gërvalla, kishte nënshkruar vendimin për lirim të detyrës nga Begolli.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?