Ideja gjeniale e Andin Lokajt si të kompletohet sezoni në Superligë

Ideja gjeniale e Andin Lokajt si të kompletohet sezoni në Superligë

UEFA mori vendim në mbledhjen e fundit që u mbajt me ndihmën e teknologjisë, që të gjitha ligat evropiane të kompletohen deri në fund të qershorit. Në një situatë të tillë në të cilën gjendet Evropa, një gjë e tillë duket gati e pamundur. Ligat e tjera kanë filluar të kërkojnë zgjidhje. Me Premier Leaguen […]

Në një situatë të tillë në të cilën gjendet Evropa, një gjë e tillë duket gati e pamundur.

Ligat e tjera kanë filluar të kërkojnë zgjidhje. Me Premier Leaguen që po e mendon opsionin që t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura në vetëm dy apo tri stadiume neutrale, me mundësinë që të luhet më shumë se një ndeshje në një stadium brenda ditës.

Nëse mendoni se kjo është një ide gjeniale, prisni ta dëgjoni propozimin e Andin Lokajt për Superligën e Kosovës.

Opinionisti i Periskopit ka dhënë idenë gjeniale për Redaksinë.

Zgjidhja? Epo, përmes play-offit, siç e shpjegon ai gjërë e gjatë më poshtë.

“Nëse zgjatet kjo luftë psikologjike globale e cila ka ndikuar më së shumti në Industrinë e futbollit, gjithsesi ide të qartë nuk do të ketë për asnjë asociacion në Evropë dhe në tërë botën,” është shprehur fillimisht Lokaj.

“Secila Federatë ka idetë e veta se si duhet të veprohet dhe me siguri që edhe FFK do të gjejë një alternativë e që kuptohet nuk është aspak e lehtë në këto rrethana anormale.

“Personalisht mendoj që play-off është e vetmja zgjidhje, dhe njerëzit mund të thonë qysh do të funksionojë kjo.

“Sa i përket Superligës tonë e vetmja zgjidhje do të ishte që prej vendit të parë deri te i katërti të zhvillojnë nga një ndeshje direkte, pra i pari me të katërtin dhe i dyti me të tretin në renditjen aktuale dhe prej vendit të pestë deri te i fundit pra i 12-ti me të njejtin sistem, i pesti me të 12-tin, i 6-ti me të 11-tin, i 7-ti me të 10-tin dhe i 8-ti me të 9-tin.

 

“Pra sa i përket luftës për titull do të kishim gjysmëfinalen, ndërsa për ekzistencë çerekfinalen.

“Ai që është më lart në tabelën e klasifikimit aktualisht duhet të ketë përparësinë e terrenit vendas në këtë fazë, ndërsa finalja do të zhvillohej në stadiumin ‘Fadil Vokrri.’

“Normalisht kjo që them ëahtë hipotetike, pra vetëm në rast se vazhdon kjo situatë. E sa i përket asaj se a do të zhvilloheshin këto ndeshje me apo pa shikues këtë do ta vendoste zhvillimi i situatës në vazhdim.”

Fantastike apo jo? Natyrisht, më i favorshëm për të gjithë do të ishte mënyra standarde, por në rrethana të tilla vështirë se do të gjendet ndonjë zgjidhje më e mirë se kjo. /Periskopi.com/

 

Të ngjashme
Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Messi kundër Ronaldos: A mund ta shohim ndeshjen Argjentinë-Portugali në Kupën e Botës 2026?

Messi kundër Ronaldos: A mund ta shohim ndeshjen Argjentinë-Portugali në Kupën e Botës 2026?

Ronaldo me shokë e nisin me barazim, ndalen nga Kongo

Ronaldo me shokë e nisin me barazim, ndalen nga Kongo

Anglia – Kroacia, publikohen formacionet zyrtare

Anglia – Kroacia, publikohen formacionet zyrtare

James Rodriguez nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë e vitit 2014, por ende mund ta udhëheqë Kolumbinë në Kupën e Botës

James Rodriguez nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë e vitit 2014, por ende mund ta udhëheqë Kolumbinë në Kupën e Botës

Nëna e Vozinhas siguron vizën për ta parë nga afër djalin e saj në Botëror

Nëna e Vozinhas siguron vizën për ta parë nga afër djalin e saj në Botëror

Barcelona po e ofron Araujon për yllin e Juventusit

Barcelona po e ofron Araujon për yllin e Juventusit

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali – DR Kongo: A po starton Ronaldo?

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali – DR Kongo: A po starton Ronaldo?

Harry Kane: Anglia ka shanse të mira për ta fituar Botërorin

Harry Kane: Anglia ka shanse të mira për ta fituar Botërorin

Këtë s’e keni ditur: Kjo është arsyeja pse Haaland e ka të shkruar edhe “Braut” në fanellën e tij te Norvegjia

Këtë s’e keni ditur: Kjo është arsyeja pse Haaland e ka të shkruar edhe “Braut” në fanellën e tij te Norvegjia