IKD: Auditimi jofinanciar i ZKA-së, ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë

IKD: Auditimi jofinanciar i ZKA-së, ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka prezantuar raportin me titull “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë”. Ky raport i prezantuar përmban analizën e ligjshmërisë së auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), të bërë në Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore të Prishtinës dhe Pejës, si dhe në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë […]

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka prezantuar raportin me titull “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë”.

Ky raport i prezantuar përmban analizën e ligjshmërisë së auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), të bërë në Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore të Prishtinës dhe Pejës, si dhe në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), përkatësisht zyrat rajonale të Prishtinës dhe Pejës.

Në raportin e publikuar, IKD gjeti se ky auditim paraqet tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të ZKA. Ky veprim, sipas Drejtorit Ekzekutiv të IKD, Ehat Miftaraj, është i pakuptimtë.

“ZKA është duke bërë një punë të mirë të auditimit, por për ne ka qenë e pakuptimtë që kjo Zyrë të bëjë një gabim amatoreskt, të ndërhyjë në punën e gjykatave dhe prokurorive, në kuptim të vlerësimit të performancës apo të qasjes në dosje të cilat janë konfidenciale apo të qasshme vetëm për palët e autorizuara”, tha Miftaraj.

Në anën tjetër, hulumtuesi i lartë i IKD-së, Astrit Kolaj, tha se ky auditim i performancës i bërë nga ZKA, është në kundërshtim me kompetencat që këtij institucioni ia ka dhënë Kushtetuta dhe Ligji.

“Zyra Kombëtare e Auditimit në kundërshtim me kompetencat e veta të dhëna nga Kushtetuta, konkretisht neni 136, pika 1, e saj ku thotë se: Zyra Kombëtare e Auditimit përcaktohet si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, dhe në kundërshtim me Ligjin që rregullon këtë institucion, dhe duke u thirrur në Auditimin e Performancës, ka audituar institucionet përgjegjëse që merren me trajtimin e rasteve të dhunës në familje, përfshirë këtu institucione të sistemit të drejtësisë”, tha Kolaj.

Sipas tij, vlerësimi i performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve është kompetencë e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës, jo e ZKA-së.

Me tutje, Kolaj tha se IKD ka gjetur se pos tejkalimit të kompetencave, ZKA ka ndërhyrë në kompetencat e kushtetuese për administrimin e sistemit të drejtësisë, siç janë KGJK dhe KPK. Kolaj tha se kjo mënyrë e veprimit rrezikoj rastet e dhunës në familje. “ZKA në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale ka pasur qasje në disa raste të dhunës në familje, të ofruara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave. Në kundërshtim me këto dispozitë, ZKA kërkoj qasje në shkresat e lëndës edhe nga gjykatat dhe prokuroritë, të cilat refuzuan ta bëjnë këtë”, theksoi Kolaj.

Po ashtu, sipas tij, është me rendësi të ceket se ZKA në kundërshtim me mandatin e vet ka dalë me konstatime sa i përket punës profesionale të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Duke vepruar në këtë mënyrë, Kolaj tha se duke kryer detyra të cilat nuk i takojnë dhe janë jashtë kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore, ZKA keq menaxhoj resurset e saja.

“Përdorimi i resurseve të ZKA-së në objektiva të tjera, si në rastin konkret, vlerësimi profesional i veprimeve institucionale në drejtim të trajtimit të rasteve të dhunës në familje, paraqet përdorim të resurseve për detyra të cilat nuk i takojnë këtij institucioni”, shtoi Kolaj.

Gjithashtu, ai tha se hulumtimi i IKD gjeti se të gjithë zyrtarët që audituan punën profesionale juridike ishin ekonomist.

Në fund të prezantimit të raportit, Kolaj tha se ZKA ka pasur mundësi që në mënyrë meritore të auditojë një segment financiar i cili lidhet drejtpërdrejtë me rastet e dhunë në familje, dhe që do të ishte në domenin e kompetencave të saja, ajo e ka bërë këtë gjë vetëm përgjithësisht.

ZKA-së i është rekomanduar që mos të kryejë auditime jashtë kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore dhe të mjaftohet me auditimin e rregullt financiar të institucioneve të sistemit të drejtësisë duke mos u lëshuar në vlerësimin profesional të punës së gjykatësve dhe prokurorëve. Po ashtu, Gjykatave dhe prokurorive i është rekomanduar që të mos lejojnë qasjen e ZKA-së në dosjet e lëndëve.

Ndërsa, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave rekomandohet të respektojë ligjin dhe të mbrojë konfidencialitetin e dosjeve, duke mos i ofruar qasje ZKA-së në dosjet e lëndëve që ka në punë. Po ashtu, një rekomandim është bërë edhe për donatorët që të mos mbështesin projekte që ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?