Inati i VV-së ndaj opozitës i la qytetarët pa Trust, sot nuk e dëgjuan zërin e popullit

Sot reshjet e mëdha të shiut kanë përmbytur shumë zona të Kosovës, e po sot edhe Vetëvendosje ia dha një “përmbytje” qytetarëve, duke mos ua lejuar tërheqjen e 30 për qind të mjeteve pensionale, shkruan Periskopi. Qyteti i Skenderajt, Mitrovicës e Drenasit ishin vetëm disa nga vendet që i mori uji, madje Skenderaj shpalli edhe […]
Qyteti i Skenderajt, Mitrovicës e Drenasit ishin vetëm disa nga vendet që i mori uji, madje Skenderaj shpalli edhe gjendjen e jashtëzakonshme.
E derisa shiu nuk ndaloi gjatë ditës, në kuvend pritej të hidhej në votim projektligji për Trustin.
Por si herën e parë edhe në të dytën, Vetëvendosje inatin e saj ndaj opozitës nuk e zbuti dhe ishte kundër votimit të Trustit pensional.
Pas shumë debateve në mes opozitës e pozitës, dolën edhe deputetë të partisë në pushtet të cilët nuk ishin dakord me ministrin e Financave Hekuran Murati.
Eman Rrahmani dhe Haki Abazi kishin qëndrim ndryshe nga kolegët e tyre partiak.
Deputetit i VV-së, Eman Rrahmani, është distancuar nga Grupi i tij Parlamentar rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Por, megjithatë ai tha se prapë është kundër kësaj nisme, duke dhënë arsyet e tij gjatë fjalës së tij në Parlament.
‘’Unë distancohem nga fjalimi i Mujës . Është temë ku qytetarët kanë interes për të diskutu dhe parë të vërtetën nga mundësitë ku mundemi me nxjerr diçka. Unë si deputet kam votu kundër, mendoj që ka qenë diskriminuese për shkak se për ato mjete paguajnë ata që nuk kanë votu atëherë. Si deputet nuk kam pranu atëherë. Sot kjo iniciativë është më ndryshe por prap jo e duhura duhet me gjetë një zgjidhje që nuk dëmtohet as kontributdhënësi. Nuk është korrekte të kërkojmë që sot të tërheqim mjetet ku qytetarët dalin në pension, por janë disa mënyra se si vendet tjera e kanë rregullu këtë çështje. Nëse ulemi, mundemi me gjet një zgjidhje të përshtatshme’’, tha ai.
”Unë propozoj që nëse tërhiqet 30%, ato të kthehen nga vet kontibutdhënësit për një periudhë 10 vjeçare. Kjo iu mundëson të tërheqin ato mjete, por edhe të marrin pensionin e plotë”, u shpreh Rrahmani
Ndërsa deputeti i VV’së, Haki Abazi lidhur me tërheqjen e trustit ka mbështetur fjalimin e kolegut Eman Rrahmani i cili përpos që u distancua nga fjalimi i Armend Mujës kundër trustit, doli me një propozim se si gjitha partitë do e përkrahnin tërheqjen.
‘’E tmerrshme. Nuk e di ku e gjejnë energjinë deputet me thënë qytetarët s’kanë sigurim shëndetësor. A po dojnëme me thellu thellu fukarallëkun apo me gjetë zgjidhje për me përballu krizën. Ish dashtë kjo punë me u bë brenda diskutimeve që nuk e rëndojnë më tutje qytetarin, duke u mundur e u bë ne shpirtgjërë. Kjo kauzë kërkon një zgjidhje adekuate. Sot kishim një fjalim të Rrahmanit që nxjerr në pah mundësinë e largimit të këtyre hipokrizive mbi të cilat krijohen këto kauza.’’, tha Haki Abazi.
‘’Ka trysni të jashtëzakonshme për këtë cështje. Ka modele të sukseshme në botë si mund të lejohet kjo. Për t’i shkurtu këto ide të fyerjeve mendoj që duhet të fokusohemi te modeli i zgjidhjes për të dalë nga ky rreth vicioz se shumë lehtë është me pasë syrin te paret e grumbulluara por vështirë koncept zhvillimor. Propozimi im është që nëse ia doni të mirën qytetarit të tërhiqeni për t’u bërë bashkë gjitha GP me zgjidhje. Çështje e një debati ku duhet të thirren edhe ekspertët’’.
Megjithatë pas shumë orëve debat ne Kuvend, u votua kundër tërheqjes së Trustit prej 30 përqind.
Prej 101 deputetëve në sallë, 97 kanë votuar, 4 jo, 42 vota për, 55 vota kundër, asnjë abstenim.
Krasniqi – Qeverisë: Trust jo, Martin po! Turp
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar pas mosvotimit të pozitës për tërheqjen e Trustit.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është për keqardhje injorimi i Qeverisë dhe deputetëve të VV’së që po u bën nevojave të qytetarëve, si kjo e tërheqjes së Trustit.
Ai madje ua ka përmendur edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, duke thënë se sa t’i kenë për miq anëtarë të partisë e zyrtarë të lartë tipat si Martin Berishaj, është normale që këtij Kryeministri do t’i mungojë vazhdimisht sensi i empatisë ndaj krizës me të cilën po ballafaqohen qytetarët.
“TRUST JO, MARTIN PO!
Është për keqardhje injorimi i vazhdueshëm që Qeveria Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po u bëjnë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sikur kjo e tërheqjes së një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti.
Në vend të mbështetjes e ndihmës, e tëra që po përfitojnë qytetarët nga kjo Qeveri është keqqeverisja, skandalet korruptive, papërgjegjësia, regresi ekonomik e vështirësimi i jetës së tyre.
Si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, është hera e dytë që me kërkesë të qytetarëve vjen në Kuvend nevoja për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i dhe po ashtu është hera e dytë që kjo mazhorancë e injoron.
Sa t’i kenë për miq, anëtarë të partisë e zyrtarë të lartë tipat si Martin Berishaj, është normale që këtij Kryeministri do t’i mungojë vazhdimisht sensi i empatisë ndaj krizës me të cilën po ballafaqohen qytetarët.
Turp!”, ka shkruar Krasniqi.
Molliqaj për Qeverinë Kurti: Këta nuk kanë zgjidhje, këta duan të na disiplinojnë
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë alternativash për krizën financiare, duke thënë se është mirë që projektligji për tërheqjen e trustit nuk kaloi sot në Kuvend.
Molliqaj ka deklaruar se qeveria ka lënë mësuesit pa paga vetëm sa për t’i luftuar sindikatat.
“E vërtetë që praktika e tërheqjes së parave nga trusti nuk është e duhur. Ajo është politikë problematike dhe mirë që nuk kaloi. Por kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën. Këta mobilizohen vetëm për vota KUNDËR në çdo iniciativë që nuk vjen prej tyre. Ata lanë mësuesit pa rroga, veç për me i luftu sindikatat”, ka thënë ai.
Molliqaj ka hedhur edhe kritika të tjera ndaj qeverisë.
“Ata i kanë lënë veteranët e UÇK-së pa fonde e pa proteza për invalidët. Sepse i konsiderojnë kundërshtarë. Ata nuk po e tregojnë as koeficientin e pagave për 80.000 nëpunës publikë. Ata e shtrenjtuan rrymën për qytetarët e jo për bizneset. Këta e rrisin buxhetin e shtetit përmes inflacionit që po i gërryen familjet edhe ashtu të varfëra. E atë buxhet as nuk e shpenzojnë. Këta pamundësojnë stazhin e punës për pensionistët të cilët u përjashtuan nga puna në vitet e 90′. Kështu lënë rreth 10.000 pensionistë me të ardhura më të ulëta sesa i meritojnë. Këta nuk kanë zgjidhje. Këta duan të na disiplinojnë”, ka thënë Molliqaj.












