Incidenti: Ky ishte momenti kur Nol Nushi i qepon me ujë Tomë Gashit (Video)

Incidenti: Ky ishte momenti kur Nol Nushi i qepon me ujë Tomë Gashit (Video)

U thanë versione të ndryshme se çfarë ndodhi mbrëmjen e 5 majit mes avokatit Tomë Gashi dhe zyrtarit të PSD-së Nol Nushi që kishin pasë një debat të ashpër në studion e radiotelevizionit publik. U përmend edhe një përplasje fizike mes tyre, jashtë studios. Indeksonline ka siguruar një video që tregon momentin kur Nol Nushi i […]

U thanë versione të ndryshme se çfarë ndodhi mbrëmjen e 5 majit mes avokatit Tomë Gashi dhe zyrtarit të PSD-së Nol Nushi që kishin pasë një debat të ashpër në studion e radiotelevizionit publik. U përmend edhe një përplasje fizike mes tyre, jashtë studios.

Indeksonline ka siguruar një video që tregon momentin kur Nol Nushi i hedh ujë në fytyrë avokatit Tomë Gashi, ku siç mund të kuptohet nga këto pamje e gjithë kjo ngjarje kishte ndodhur pasi kishte përfunduar emisioni.

Pas këtij incidenti, vetë Nushi e kishte pranuar se i ka hedhur ujë avokatit Gashi me të cilin ishte përplasur paraprakisht ashpër në debat. Ai kishte deklaruar se një gjë të tillë e ka provokuar Gashi duke e ofenduar rëndë.

“Është e vërtetë deklarata e Milaim Zekës se e kam gjuajtur me ujë Tomën, pasi jam ofenduar tepër rëndë. Jam sjell konform situatës. Besoj se të gjithë dëshmitarët e kanë parë se sa rëndë jam ofenduar. Nuk kam çfarë të shtoj pos asaj që shihet se çfarë zelli kanë marrë militantët e Vetëvendosjes ndaj neve. Kush më njeh e di që unë nuk jam person që rrihem. Për Tomën nuk kam çfarë të them, pasi dihet se si ai është sjellë me lypësin në shesh”, kishte deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Por, të dy e kishin mohuar se ka pasë një përleshje fizike mes tyre jashtë studios televizive.

“Pas debatit kemi vazhduar njëjtë debatin. Nuk ka pasur rrahje”, kishte thënë Gashi po në RTV Dukagjini, duke shtuar se ndonëse Nushi i ka hedhur ujë fytyrës, ai nuk e konsideron një veprim të tillë si sulm./

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/836488373426910/

 

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria