Infermierët ndahen nga mjekët? Paralajmërohet goditje e rëndë sindikale pas shpërfilljes në grup

Infermierët ndahen nga mjekët? Paralajmërohet goditje e rëndë sindikale pas shpërfilljes në grup

Situata me greva sapo është bërë edhe më dramatike, me Sindikatën e Infermierëve të Kosovës që ka bërë një reagim të ashpër ndaj Shërbimit Spitalor.

Kjo sindikatë ka marrë informacionin se është formuar grupi punues për dhënien e komenteve në draftin e Ligjit të Pagave nga ana e ShSKUK/QKUK.

Në këtë grup punues nuk është përfshirë fare sindikata e infermierëve, në një padrejtësi të padëgjuar deri tash.

Infermierët sindikalistë kanë paralajmëruar me veprime sindikale që do të lënë pasoja të mëdha për qytetarët e vendit.

“Njoftojme antaresine qe injorimi dhe perjashtimi i institucioni tone nga nje proces i rendesise se veçante per komunitetet tona, proces per te cilin jemi angazhuar vazhdimisht qe nga viti 2019, nje veprim i tille do na detyroj te ndermarrim veprime sindikale brenda kornizave ligjore për të cilat do njoftoheni me kohe dhe konform pergjigjies ne kerkesen e Sindikate se Infermiereve te Kosoves nga SHSKUK / QKUK dhe Bordi i SHSKUK-se.” – shkruan Sindikata, përcjell Periskopi.

Ftojmë ShSKUK-në që të reflektojë.

Statusi i plotë:

REAGIM NDAJ SHSKUK/QKUK-se

Prishtine, 03/12/2021

Sindikata e Infermiereve te Kosoves me shqetesim ka marre informacionin per formimin e grupit punues per dhenien e komenteve ne draftin e Ligjit te Pagave nga SHSKUK / QKUK ndersa institucioni yne nuk eshte i perfshire ne kete grup punues.

Njoftojme antaresine qe injorimi dhe perjashtimi i institucioni tone nga nje proces i rendesise se veçante per komunitetet tona, proces per te cilin jemi angazhuar vazhdimisht qe nga viti 2019, nje veprim i tille do na detyroj te ndermarrim veprime sindikale brenda kornizave ligjore për të cilat do njoftoheni me kohe dhe konform pergjigjies ne kerkesen e Sindikate se Infermiereve te Kosoves nga SHSKUK / QKUK dhe Bordi i SHSKUK-se.

Kerkesa e Sindikates se Infermiereve te Kosoves per koeficientin e pagave per komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjere shendetesor qysh para shfuqizimit te Ligjit te Pagave eshte 3.2, andaj çdo rekomandim apo koment qe bie ne kundershtim me kete kerkese do kete per pasoje ndermarrjen e veprimeve sindikale te cilat me siguri qe nuk do i bejne dobi askujt, ndersa pasojat do i vuaj qytetari i cili kerkone sherbime, ndersa pergjegjesia do i bie SHSKUK / QKUK-se.

Pozicionin e Sindikates se Infermiereve te Kosoves lidhur me koeficientin e pagave e kemi bere mjaft te qarte duke filluar nga Avokati i Popullit, Ministria e Shendetesise, tryezat e organizuara nga grupet parlamentare ne Kuvendin e Republikes se Kosoves, Komisioni Parlamentar per Shendetesi deri tek Presidenca.

Te nderuar anetar te Sindikates se Infermiereve te Kosoves,

Para se te koordinohemi me Keshilli Drejtues dhe Kryesine per veprimet sindikale, presim pergjigjie nga SHSKUK / QKUK dhe Bordi i SHSKUK-së ne kerkesen me te cilen i’u jemi drejtuar sot.

Ndersa bSHSKUK / QKUK-se dhe Bordit te SHSKUK-se u’a kujtojme qe bazuar ne ligjet ne fuqi dhe MPMS nuk ekziston emertimi “Sindikate”, mirepo organizatat mund te regjistrohen me emertimet si ne vijim ;

  1. Shoqate Sindikale
  2. Federate Sindikale
  3. Konfederate Sindikale

Te gjitha keto kane te njejtin fusheveprim, te njejtat deryrime, pergjegjesi dhe kompetenca.

Kerkesa i’u eshte derguar :

  1. SHSKUK / QKUK- se
  2. Bordit te SHSKUK-se
  3. Ministrit te Shendetesise

Sindikata e Infermiereve te Kosoves

Shpërndaje në: