INTERVISTË/ Blert Morina mesazh deputetëve: Askush s’mund të luaj me jetët tona, do shkojmë në Kushtetuese nëse ka nevojë

INTERVISTË/ Blert Morina mesazh deputetëve: Askush s’mund të luaj me jetët tona, do shkojmë në Kushtetuese nëse ka nevojë

Blert Morina, pjesëtar dhe aktivist për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI në Kosovë, në një intervistë për Periskopin ka komentuar mos miratimin e Projekt-Kodit Civil nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, përmes së cilit parashihen edhe martesat mes seksit të njëjtë.

Morina ka shprehur se gjuha e përdorur dje nga deputetët e Kuvendit, specifikisht nga ata të Vetëvendosjes është nxitje për krim dhe urrejtje.

Madje Blert Morina ka paralajmëruar se nëse nuk aprovohet sa më shpejt, do e çojnë rastin në Kushtetuese.

Lexojeni intervistën e plotë:

Periskopi: Si e vlerësoni mosmiratimin e Projekt-Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës?

Blert Morina: Mos votimi i Kodit është një hap mbrapa demokracisë dhe respektimit të drejtave të të njeriut.

Periskopi: Gjatë ditës së djeshme, në seancën ku po flitej për martesat e gjinisë së njëjtë,  nga deputetët pati fyerje e ofendime të shumta, si terme ‘shthurrje’, ‘të pamoralshme’,’sëmundje’ etj.  Si i komentoni deklaratat e përfaqësueve të popullit, konkretisht të deputetëve të VV’së ndaj komunitetit LGBTI?

Blert Morina: Të kesh gjuhë të tillë të dalur nga parlamenti është nxitje për krime të urrejtjes e cila duhet të dënohet me Ligj. Kodi Penal edhe gjuhën e urrejtjes e bën të dënueshme dhe prandaj edhe deputetët duhen të mbahen përgjegjës.

Periskopi: Cili është mesazhi juaj ndaj komunitetit LGBTI që të mos dorëzohen për të drejtat e tyre?

Blert Morina: Personat LGBTI unë i siguroj që kjo e drejtë mund të vonohet por do të votohet. Ne nuk do lejojmë që martesa për personat e seksit të njëjtë të mos përfshihet në Kod Civil. Ne nëse eshte nevoja do e dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Askush s’e ka të drejtën të luaj me jetërat e qytetarëve.

Periskopi: Cili është mesazhi juaj ndaj institucioneve por edhe shoqërisë në përgjithësi?

Blert Morina: Institucioneve ju bëj thirrje që nëse nuk janë të denjë me zbatu punën në të cilën thirren, le të largohen nga aty. Kushtetuta jonë është e qartë mbi  të drejtat e njeriut. Prandaj mos të na i keqpërdorin taksat t’u marrë paga e t’u mos i kry punët të cilat i kanë obligim. Të drejtat e njeriut  s’janë çështje dëshirash të deputetëve të cilët dje e dëshmuan që janë shumë të pa informuar mbi çështje të ndryshme.

Intervistoi: Kaltërina Misini

Shpërndaje në: