Xhavit Haliti nuk e përjashton koalicionin PDK – Vetëvendosje

Xhavit Haliti nuk e përjashton koalicionin PDK – Vetëvendosje

Në një intervistë për Periskopin, Xhavit Haliti i PDK-së thotë se në të ardhmen partitë politike nuk duhet të kenë vija të kuqe sepse kjo sipas tij, do ta mundësonte një qeveri që e çon deri në fund mandatin. Haliti nuk e ka përjashtuar një koalicion PDK-Vetëvendosje derisa duke komentuar sondazhet e kësaj të fundit, […]

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit, ndërroi komplet lojën e partive politike, ku e tërë ‘lufta’ e zhvilluar rreth postit të presidentit, bëri që të kthehet tash te ajo e kryeministrit.

Garë ndërmjet partive se kush do të jetë i pari në këtë zgjedhje tashmë ka nisur edhe përmes sondazheve, ku së fundmi Besnik Bislimi i VV’së ka prezantuar një që e nxjerr Vetëvendosjen me 55 deputetë.

Ndaj sondazhit të nxjerr nga z.Bislimi kanë reaguar zyrtarë nga parti të tjera, ndërkohë Periskopi sot e ka pyetur Xhavit Halitin e PDK-së se si e komenton këtë sondazh dhe situatën e krijuar pas vendimit të Kushtetueses.

Në një intervistë të shkurtër, z.Haliti, ka thënë se edhe PDK mund ta nxjerr një sondazh që e nxjerr partinë e tij me 75%. Ndërkohë, Haliti nuk e ka mohuar një koalicion të ardhshëm PDK – Vetëvendosje.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë:

Periskopi: A do të ishte koalicion i duhur PDK-VV për një qeveri stabile?

Xhavit Haliti: Për  mua qeveri stabile dhe me interes për Kosovën, do të ishte një koalicion i madh, i fuqishëm dhe i përgjegjshëm që ndërton  politika shtetërore, dhe jo politika të lagjeve, jo politika të partive, dhe jo politika të individit, kjo është e domosdoshme tjerat s’kanë aspak rëndësi. Unë nuk e besoj që mund të  krijohet koalicion parazgjedhor mes VV-PDK,  por unë besoj në përgjegjshmërinë e njerëzve që e duan vendin dhe duan ta çojnë përpara dhe jo ta stagnojnë kështu siç ka ndodhur këto 5-6 vitet e fundit, por t’i japin një shtytje rregullimit të shtetit, kjo do të thotë të mos ketë askush vija të kuqe por të kemi dallime në programe, dhe unifikimi në programe, bërja e politikës shtetërore për  qeverisje është shumë e rëndësishme”

Periskopi: Si e komentoni sondazhin e fundit të publikuar nga VV’ja ?

Xhavit Haliti: Edhe ne mund të bëjmë një sondazh dhe ta nxjerrim vetën me 75%, por po besoj që sondazhet që i ka bërë NDI,  që i kanë bërë këto institucionet e pavarura nuk janë të ndikuar dhe nuk bëjnë sondazhe  për elektorat janë më të besueshme, unë nuk  e di realitetin se si janë sondazhet  në këtë situatë por ne do të luftojmë që së pari t’i realizojmë interesat e shtetit, qytetarëve dhe kjo do të duhej të jetë e rëndësishme për të gjithë pastaj kush fiton në qoftë se arrihet me u bë koalicion është mirë, në qoftë se jo ata që fitojnë duhet të jenë të përgjegjshëm për qeverisë në Kosovë.

Periskopi: Cili është pozicioni i PDK’së, në këtë situatë politike por edhe sa i përket postit të presidentit në të ardhmen jo të largët?

Xhavit Haliti: PDK nuk ka ndërruar qëndrim, sepse nuk ka asnjë arsye që të ndërrojë qëndrim, unë mendojë që presidenti do të duhet të zgjidhej, ditën që do të miratohet edhe buxheti i Kosovës në parlament, para se të shpërndahet parlamenti, por e kam të qartë që ky mendim i imi nuk do të vie ne shprehje për arsye që dihet se tani është fushatë zgjedhore, por domosdoshmërisht do të duhej me qenë presidenti fuqiplotë i cili do ta përdorte atë autoritetin e vet për stabilitet politik”.

Periskopi: Pas gjithë situatës së krijuar prej Speciales e deri tani te vendimi i Kushtetueses, si e sheh Xhavit Haliti dialogun me Serbinë?

Xhavit Haliti: Mendoj që dialogu duhet të vazhdojë pa ndërpre derisa të arrihet një zgjedhje por pozicionimi i të dyja palëve kështu i palëkundshëm, është  i pamundur që ti qojë  këto bisedime përpara në ndërtimin raporteve ndërshtetërore, dhe pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë. Unë mendojë që Kosova në këto rrethana, në  qoftë se Serbia  thotë  unë nuk e pranoj Kosovën në asnjë rast, dhe kryetari parlamentit e bën të njëjtën deklaratë, unë nuk e di pse duhet të bisedojmë në fund të fundit.

Periskopi: Qeveria Hoti sipas Xhavit Halitit…?

Qeverinë e kemi parë me shumë konferenca për shtyp, kemi parë juristë  që janë bërë doktor, e kundërta dhe kanë shprehur mendime për njërin tjetrin, për problemet e njëri tjetrit, dhe tjetër gjë nuk kam parë  që I është dhënë një shtytje zhvillimit të Kosovës.  Nuk e lë fajtor as Avdullah Hotin në fund të fundit sepse kaq ka pasur  mundësi, kaq e ka pasur fuqinë dhe o besojë që populli do të gjykojë se a duhet lënë vendin në duart e të paaftëve në duart e të paguximshmëve për ta çuar vendin përpara./Besarta Hoti/ Periskopi/

Të ngjashme
Numërohen mbi 87% e votave me postë, rezultati është ky

Numërohen mbi 87% e votave me postë, rezultati është ky

Vance tregon arsyet pse teksti i marrëveshjes SHBA-Iran nuk është publikuar ende

Vance tregon arsyet pse teksti i marrëveshjes SHBA-Iran nuk është publikuar ende

Gazi amerikan, Gorani për deklaratën e Kurtit: Me i thënë SHBA-së e kam një ide më të mirë, është ofendim

Gazi amerikan, Gorani për deklaratën e Kurtit: Me i thënë SHBA-së e kam një ide më të mirë, është ofendim

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Incident në Fushë Kosovë: Theret një person, arrestohet i dyshuari

Incident në Fushë Kosovë: Theret një person, arrestohet i dyshuari

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

U shkaktua me garanatë dore, policia jep detaje lidhur me shpërthimin në Prizren

U shkaktua me garanatë dore, policia jep detaje lidhur me shpërthimin në Prizren

Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Lushtaku godet Dejona Mihalin: Si është e mundur që VV dhe pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

Lushtaku godet Dejona Mihalin: Si është e mundur që VV dhe pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

Paralajmërim për stuhi tropikale në SHBA, kërcënim për miliona njerëz

Paralajmërim për stuhi tropikale në SHBA, kërcënim për miliona njerëz