Isa Mustafa: Hoti qeverisi mirë, është kandidati i LDK-së për Kryeministër

Zoti Hoti është kryeministër i kësaj qeverie në vazhdim, që pas daljes nga aktgjykimi do të jetë km në detyrë dhe do t’jetë kandidat i yni edhe për zgjedhjet e ardhshme”, tha Mustafa. Kjo është deklarata e plotë e Mustafës, pas mbledhjes së LDK-së, përcjell Periskopi: “Jam këtu me kryeministrin Hoti që t’ju informoj qëndrimin […]
Zoti Hoti është kryeministër i kësaj qeverie në vazhdim, që pas daljes nga aktgjykimi do të jetë km në detyrë dhe do t’jetë kandidat i yni edhe për zgjedhjet e ardhshme”, tha Mustafa.
Kjo është deklarata e plotë e Mustafës, pas mbledhjes së LDK-së, përcjell Periskopi:
“Jam këtu me kryeministrin Hoti që t’ju informoj qëndrimin e LDK-së sa i përket punës së qeverisë, kritereve udhëzuese për zgjedhjen e deputetëve të Kuvendit dhe propoziimit të kryesisë lidhur me kandidatin tonë për kryeministër të vendit.
Kemi vlerësuar që qeveria ka punuar mirë, ka rikthyer Kosovën suksesshëm në arenën ndërkombëtare, institucionet financiare, raportet me SHBA-të.
Kemi vlerësuar që qeveria ka punuar mjaft mirë dhe ka qenë e zellshme në luftën kundër pandemisë, kemi shprehur gjithmonë dhimbjen tonë për viktimat dhe familjarët, qeveria është angazhuar të minimizojë pasojat.
Kemi vlerësuar se programi i rimëkëmbjes ekonomike është i mirë dhe ofron mundësitë që pasojat të zvogëlohen në saje të zbatimit të këtij program.
Qeveria nuk ka ra si pasojë e mospunës së saj, qeveria nuk i ka zgjedhur deputetët, asnjë deputet që i është kontestuar vota nga Kushtetuesja, qeveria nuk i ka fajet.
Zoti Hoti si kryeministër i kësaj qeverie e ka drejtuar mirë punën, ka treguar se është qeveri që zbaton ligjin, Lufton krimin dhe korrupsionin dhe ka mundësi ti bëj mirë qeverisjen
Zoti Hoti është kryeministër i kësaj qeverie në vazhdim, që pas daljes nga aktgjykimi do të jetë km në detyrë dhe do t’jetë kandidat i yni edhe për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.












