Isa Mustafa: Për ne, interesi i shtetit është parësor – Në zgjedhje do të jemi të parët

Isa Mustafa: Për ne, interesi i shtetit është parësor – Në zgjedhje do të jemi të parët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Isa Mustafa, për nder të 31 vjetorin e themelimit të kësaj partie ka folur për historinë dhe sukseset e LDK-së, ndër vite. Mustafa tha se LDK i ka shërbyer Kosovës në shumë çështje, në dhënien e veprimtarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, në pavarësinë e shtetit më […]

Mustafa tha se LDK i ka shërbyer Kosovës në shumë çështje, në dhënien e veprimtarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, në pavarësinë e shtetit më 2008 si dhe në stabilitetin e vendit, shkruan Periskopi.

Ai përmes platformës ‘Zoom”, tha se në zgjedhjet që do të mbahen në vitin e ardhshëm LDK do të hyjë më bindjen se do të dalë e para, më mbështjetjen e sovranit.

“LDK gjithmonë ka vënë interesin për shtetin përpara. LDK-ja është e gatshme të sprovohet me subjektet e tjera në zgjedhjet demokratike, sepse për ne zëri i sovranit është më i rëndësishmi. Ne do të hyjmë në zgjedhje me bindjen se do të kemi mbështetjen e qytetarëve, se do të jemi parti e parë”, u shpreh Mustafa.

Më tutje ai theksoi se LDK-ja është subjekti i parë anti-komunist dhe shkollë e mendimit demokratik.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i parë anti-komunist në këtë pjesë të rajonit juglindor. Ibrahim Rugova, lider karizmatik, hapi dyert e kancelarive më të mëdha të botës, duke shndërruar rastin e Kosovës në çështje ndërkombëtare. Ka luajtur rol në stabilitetin e vendit dhe për interest e shtetit. LDK gjithmonë ka vënë interesin për shtetin përpara. LDK-ja është e gatshme të sprovohet me subjektet e tjera në zgjedhjet demokratike, sepse për ne zëri i sovranit është më i rëndësishmi. Ne do të hyjmë në zgjedhje me bindjen se do të kemi mbështetjen e qytetarëve, se do të jemi parti e parë. LDK do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj për integrimin e plotë të Kosovës në NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. LDK është shkollë unike e mendimit demokratik”, deklaroi ai./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me ShBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me ShBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por sulmet vazhdojnë në Libanin jugor

Armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por sulmet vazhdojnë në Libanin jugor

Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë