Isa Mustafa publikon dokumentin që ia tregoi edhe Lajçakut: Ja e vërteta për Asociacionin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka publikuar një letër të vitit 2015, që e kishte marrë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin. Në këtë letër që e ka publikuar Mustafa, thuhet vec tjerash se ‘është kuptim i BE-së që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive’. […]
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka publikuar një letër të vitit 2015, që e kishte marrë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin.
Në këtë letër që e ka publikuar Mustafa, thuhet vec tjerash se ‘është kuptim i BE-së që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive’.
Mustafa njofton:
Të nderuar qytetarë
Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit, nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje:
“Në konekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociaciono/Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implemenrimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”.
Sot në diskutimin që e pata me z. Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini.
Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja.
Bashkëngjitur letra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Mogherini e cila në atë kohë ishte Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Ministre e Jashtme e BE-së.













