Isa Mustafa sulmon ashpër deputetët e LDK-së që e rrëzuan nga pushteti: Kush ju qiti fall për Demarkacion?

Isa Mustafa sulmon ashpër deputetët e LDK-së që e rrëzuan nga pushteti: Kush ju qiti fall për Demarkacion?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka hedhur akuza të rënda në drejtim të gjithë atyre që me ngulm kundërshtuan marrëveshjen e Demarkacionit, e cila i kushtoi me rrëzim nga pushteti Mustafës. Përveç atyre që dhunshëm ndaluan votimin e kësaj marrëveshje, Mustafa ka kritikuar edhe vetë deputetët e […]

Mustafa, në kohën kur po bëhet një vit nga votimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka përmendur sulmet fizike e verbale që iu bën atij për këtë marrëveshje, të cilën pas tri viteve e votuan ata që e kundërshtuan, përfshirë deputetë të LDK’së.

Publikimi i plotë i Isa Mustafës:

Të nderuar qytetarë

Ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi? E shtroj këtë pyetje, 365 ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi.

Për aq sa mbaj mend, nga vjeshta e vitit 2015 e deri në fund të vitit 2016, duke marrë shkas nga kjo Marrëveshje, u organizuan veprime të dhunshme dhe kriminale nga ata që ndërtuan kauzën se Kosova me këtë marrëveshje po humb 8200 hektarë.

U pengua puna e Kuvendit duke hedhur gaz lotësjellës, shishe të ujit e sprej të syve; nga gurët dhe objeket e forta të protestuesve u plagosën shumë policë, disa edhe me pasoja afatgjata; iu vënë flaka me shishe molotovi ndërtesës së Qeverisë, u sulmua me minahedhës ndërtesa e Kuvendit; u sulmuan ministrat me vezë në rrugë, u gjuajtë bombë në ndërtesën e RTK-së dhe te kryetari i Komisionit shtetëror për shenjimin e vijës kufitare.

Unë dhe eskorta ime, e kryeministrit, për mbi tetë muaj rresht u sulmuam. Një hërë me gurë nga pusia në të dalë nga Suhareka. Parreshtur u gjuajtëm me vezë, me sfera me ngjyrë, me iriq metalik, të punuar enkas për atentat ndaj meje në rrugën që qonte në shtëpinë time në Prishtinë. U sulmua shtëpia ime nga protestuesit me shishe të molotovit. Ii vënë flaka, kur ishte vetëm bashkëshortja ime aty.

Dhe sot?

Asgjë!

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi kishte deklaruar se nuk kanë asnjë kontest të demarkacionit me Kosovën.

Kufiri mbeti aty ku ishte me Marrëveshje. Shpejtim Bulliqi, i cili me një grup i doli në krah z. Haradinaj për kauzën e tij të rrejshme, u bë kryetar i Komisionit. E z. Haradinaj, Kryeministër. Tani heshtin, nuk veprojne, veç se e ushqejnë me para Komisionin e tyre. Heshtin të gjithë ata që i zënin ekranet televizive dhe mediat tjera kundër Marrëveshjes së demarkacionit.

Heshtin edhe deputetët, të cilët atëherë me popullizëm të pashoq kundërshtonin marrëveshjen. Disa prej tyre edhe tani deputet e disa jo.

Unë nuk po hesht sot. Por po i pyes të gjithë ata që me kauzë të rrejshme organizuan dhe përkrahën dhunën kundër demarkacionit: ku jeni sot, sepse kufiri mbeti aty ku ishte. Aty ku ju, pas gjithë asaj katrahure që ia shkaktuat vendit dhe asaj marrie, e gëlltitët dhe e votuat.

Pyes Kryeministrin e vendit, Qeverinë, Kuvendin, Komisionin shtetror.

Valla, e ndjej të nevojshme por edhe përgjegjësi para opinionit dhe anëtarësisë së LDK-së, të pyes edhe disa deputet të LDK-së, partisë që unë e drejtoj, pse me aq popullizëm e kundërshtuan demarkimin kur LDK ishte në krye të Qeverisë, e me aq dashuri e votuat, kur LDK u rrëzua nga Qeveria.

Pse nuk po iu dëgjohet zëri sot? Pse sot s’po kërkoni që kufiri të kthehet në Çakorr e në Zhleb? Çfarë ndodhi me ju? Kush ju qiti fall?

Pranone, gjithë ju, se e keni pasur vetëm për vota dhe pushtet. Pranone edhe fajin që i morët në qafë qytetarët dhe i privuat nga liberalizimi i vizave për shkak të egos tuaj. IM

Të ngjashme
Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Vedat Muriqi hyn në histori, transferimi i katërt më i shtrenjtë për sulmuesit mbi 32 vjeç

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Moti sot: Temperaturat arrijnë deri në 33°C

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës, Ministria paralajmëron për përdorimin e telefonave

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

FIFA detyrohet të paguajë kompensim pas lëndimit horror të yllit të Kanadasë në Kupën e Botës

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Tentoi t’i ikte policisë kufitare, policia gjermane arreston kosovarin që kërkohej për vjedhje rëndë

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran