Isa Mustafa: Trump do të jetë i prerë, s’do tolerojë të stërgjatet procesi nga Kosova dhe Serbia

Isa Mustafa: Trump do të jetë i prerë, s’do tolerojë të stërgjatet procesi nga Kosova dhe Serbia

Amerika ka zgjedhur Donald Trump për president. Qasjen që administrata e tij do të ketë ndaj procesit të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ka sjell mjegulli. Për këtë, dhe cështje të tjera në një intervistë për Periskopin ka folur ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Mustafa kujton […]

Për këtë, dhe cështje të tjera në një intervistë për Periskopin ka folur ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa kujton se nga administrata e vjetër e Trump nuk ka dëgjuar që të kenë kërkuar shkëmbim të territoreve, vetëm nëse dikush nga Kosova e ka propozuar.

“Administrata e kaluar Trump kishte idenë që marrëveshjes përfundimtare ti paraprijnë politikat që nxisin zhvillimin ekonomik, punësimin dhe ulje të varfërisë në të dy vendet. Nuk kam dëgjuar asnjëherë nga përfaqësuesit e asaj administrate të kenë kërkuar shkëmbim të territoreve. Na është thënë se ne do të përkrahim zgjidhjen që ju e ofroni. Nëse dikush nga Kosova e ka ofruar një variantë të tillë është çështje tjetër”, tha Mustafa për Periskopin.

Megjithatë për këtë administratën e ardhshme, Mustafa thotë se do të jetë më e prerë në implementimin e marrëveshjes me Serbinë.

Sipas tij, Presidenti i ri i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump nuk do të tolerojë që procesi të stërgjatet nga palët.

“Mendoj që administrata Trump do të jetë më efikase dhe më e prerë në arritjen dhe implementimin e marrëveshjes me Serbinë. Në përgjithësi diskursi i republikanëve është shumë konkret dhe i kuptueshëm, në stilin… ne iu përkrahim, nëse ju e përkrahni veten.. nëse ju nuk jeni të interesuar për paqe dhe stabilitet, atëherë pse ne do duhet të jemi më të interesuar sesa ju…! Prandaj duhet të llogarisim në logjikën që procesi që po stërgjatet nga të dy palët nuk do të tolerohet nga Trump”, deklaroi Mustafa për Periskopin.

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka interes që të ketë relacione të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, sipas tij Qeveria e Kosovës po e shpërfill SHBA-në, ndërsa Serbia po sillet ndryshe ani pse u bombardua nga ata.

“Së pari duhet ta kuptojmë se marrëdhëniet me SHBA bazohen mbi interesa politike dhe mbi këtë bazë të vlerësojmë se kush ka më shumë interes që këto relaciond të jenë të ngushta. Sigurisht se Kosova! Nëse veprojmë në kundërshtim me këtë, atëherë i shkelim interesat tona. Vetëm të kujtojmë se si po sillet Serbia ndaj SHBA-së e cila e kishte bombarduar në vitin 1999 e si po i shpërfillë qeveria e vendit që e çliroi po atë vit. S’duhet të lexojmë histori e ta kuptojmë se Amerika nuk duron shpërfillje, sidomos nga ata që i ka ndihmuar”, ka theksuar Mustafa./Periskopi

 

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë