Ish-ambasadori në Slloveni flet për skandalin e Berishajt, fajëson Qeverinë Kurti për emërime të tilla

Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha ka komentuar skandalin e publikuar në mediat sllovene për një aferë financiare, ku dyshohet të jetë i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, njeri i afërt me Vetëvendosjen. Berisha akuzon Qeverinë Kurti e ministren Gërvalla për qasjen në politikë të jashtme… Anton Berisha në një prononcim […]
Anton Berisha në një prononcim për Periskopin ka thënë se Qeveria Kurti ka reduktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme në Ministri të Diasporës dhe nuk po merret me politikë të jashtme.
Berisha ka uruar që raportimet për Berishajn të mos jenë të vërteta, ndërkohë ka theksuar se skandale të tila është vështirë të verifikohen nga institucionet kosovare.
“E kam thënë edhe me herët, se kjo qeveri, Ministrinë e Punëve të Jashtme e ka reduktuar në Ministri të Diasporës ngase nuk zhvillon politikë të jashtme ndikuese por merret vetëm me çështje të një pjese të diasporës. Duke qenë se edhe vet ministrja Gërvalla është shtetase gjermane, problemi qëndron në parim, se të emëruarit qe janë shtetas dhe vend banues të vendeve të tjera, kanë jetuar atje, dhe është vështirë për të bërë verifikimin e veprimtarisë së tyre. E njëjta gjë, mund të thuhet edhe për rastin e ambasadorit Berishaj, ngase saktësinë e rastit në fjalë nuk mund ta vërtetojnë institucionet e Kosovës por ato të shtetit slloven.”, ka thënë Berisha.
Tutje Berisha ka deklaruar se nuk njeh qeveri në rajon a në Evropë, që ka bërë kaq shumë emërime nga jashtë sikur kjo e Kurtit.
“Personalisht, edhe për Martinin por edhe për Kosovën do të dëshiroja që pretendimet e tilla të mos jenë të vërteta, por natyrisht qe kjo nuk varet nga qasja subjektive e jona. Ne kemi një vërshim emërimesh nga diaspora, Ministrja e Jashtme, Ministri i Mbrojtjes, i Shëndetësisë, pozicione të tjera, dhe tash duke qenë shtetas të dy vendeve atëherë lindin probleme të kompetencës se cili shtet për çka është përgjegjës, ku është kryer veprimtaria, domeni etj. Personalisht nuk jam në dijeni që ndonjë qeveri e rajonit apo në Europë që ka bërë kaq shumë emërime nga jashtë sikurse kjo e Kurtit.”, tha Berisha për Periskopin.
Njëjtë reagoi edhe vet ambasadori Martinaj, duke e mohuar skandalin që doli e duke paralajmëruar padi ndaj medias sllovene, por pa treguar nëse është apo jo i përfshirë./PERISKOPI/Besarta Hoti/












