Ish – ambasadori për incidentin në Aeroportin e Shkupit: U politizua rasti, agresiviteti i stafit të Vjosa Osmanit ndikon negativisht në imazhin e shtetit

Ish – ambasadori për incidentin në Aeroportin e Shkupit: U politizua rasti, agresiviteti i stafit të Vjosa Osmanit ndikon negativisht në imazhin e shtetit

Ndryshe nga Presidenca e Kosovës që e kishte vlerësuar incidentin e presidentes Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit më 2 gusht si “provokim”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rasti nuk ishte provokim duke thënë se duhet të presin zbardhjen e ngjarjes nga institucionet kompetente. Fajtor për situatën e ndodhur atje, Ish-ambasadori i […]

Fajtor për situatën e ndodhur atje, Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, e ka lënë Presidencën, dhe po ashtu stafin e kryeparlamentarit, Afrim Gashi.

Ai në një pronocim për Periskopin ka thënë se është obligim i zyrtarëve të sigurisë në aeroport që çdo udhetar t’i nënshtrohet verifikimit përmes skanerit.

Dedaj tutje ka thënë se arroganca dhe agresiviteti i stafit të Vjosa Osmanit ndikon negativisht në imazhin e zyrtarëve të shtetit.

“Nëse VIP zyrtarët bartin me vete materiale apo bagazh diplomatik sensitiv, duhet përmes MPJD dhe ambasadës së Kosovës në Shkup, t’i njoftojnë paraprakisht autoritetet e sigurisë dhe të policisë në Shkup, dhe ai bagazh duhet të jetë i shënuar dhe i njoftuar tek ato autoritete. Në të kundërten është obligim i zyrtarëve të sigurisë në aeroport që çdo udhetar t’i nënshtrohet verifikimit dhe procedurave të sigurise publike përmes skanerit. Arroganca, kryeneqësia dhe agresiviteti i stafit të Vjosa Osmanit dhe kryetarit të Kuvendit të RMV, ndikon shumë negativisht në imazhin e zyrtarëve të shtetit të Kosovës por edhe përçarje brenda vetë institucioneve dhe subjekteve politike të RMV dhe me RKS!”, u shpreh ish ambasadori Dedaj.

Ish ambasadori tutje ka thënë se incidenti në Shkup është politizuar.

E, sipas tij kjo u bë edhe për shkak të plasaritjes së raporteve mes Osmanit, Kurtit e Gërvalles.

“Ky incident krejtësisht banal dhe i panevojshem është politizuar për së tepërmi dhe sjellje të tilla me vendet fqinje dhe mike më së paku i duhen Kosovës, e cila po përjeton vetëizolimin, sanksionet ndërkombëtare dhe dëmtimin e imazhit dhe prestigjit ndërkombëtar si asnjëherë më parë që nga pas lufta. Ndoshta këtë incident e kanë bërë edhe më dramatik plasaritjet në koalicionin qeverisës dhe relacionet e brishta mes Osmanit, Kurtit e Gërvalles, të cilët kanë dështuar në politikat ndërkombetare dhe me vendet mike!”, deklaroi ai për Periskopin.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, në konferencë të përbashkët për shtyp, sot, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti shprehu “keqardhje” për incidentin në aeroport të Shkupit ku Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u gjet në një predikament të rëndë kontrolli sigurie.

“Kjo për ne shkaktoi një ndjenjë dhe na vjen keq, dhe s’duam të përsëritet. Personalisht thekosva se Presidentja e Kosovës është e mirëseardhun, si të gjithë qytetarët e Kosovës. Dhe do ta kisha kënaqësi ta pres si nikoqire në aeroportin e Shkupit”

“U nënvizua se sipas informacionet që kemi nga aeroporti, ndiqen standarde të qarta kur kemi fluturime komerciale, dhe edhe unë i nënshtrohem këtyre procedurave”, ka thënë ai./Periskopi

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta