Ish-ministri i Financave për vonesat e pagave: Pushteti po mendon që munden me lujtë qysh kanë qejf vet

Ish-ministri i Financave për vonesat e pagave: Pushteti po mendon që munden me lujtë qysh kanë qejf vet

Qeveria e Kosovës ka dështuar të ekzekutojë pagat për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator. Kjo për shkak të skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit. […]

Kjo për shkak të skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

E, kjo konsiderohet papërgjegjësi totale e Qeverisë.

Ish ministri i Financave, Haki Shatri në një prononcim për Periskopin ka thënë se se qeveritarët po mendojnë se munden me vepru si dëshirojnë.

“Kjo është papergjëgjsi totale mundem me thonë një punë e njerëzve pa pikë përvoje në pushtet, pasi që pushtetin nuk e konsiderojnë seriozisht si institucion të vetin, por mendojnë që munden me lujtë, me vepru jashtë rregullave, jashtë ligjeve, qysh kanë qejf vet”, u shpreh ish ministri.

Ai madje ka thënë se kjo vonesë u bë me qëllim.

“Kështu që e kanë bo me qëllim jo që s’e kanë ditë se ligji është shumë i qartë që ai neni 30 a sa është që tregon dy herë nga 6 muj edhe më nuk kanë të drejtë as një minutë me nënshkru se përndryshe hyn menjëherë në vijë të kuqe në vepër penale”, tha Shatri për Periskopin.

Ish ministri tregon për Periskopin zgjidhjen për ta dalë nga ky bllokim.

Shatri tha se do të duhej që kryeparlamentari Konjufca do të duhej të thirrte seancë të jashtëzakonshme për të ndryshuar amandamentin, që do t’i mundësonte dhe për tre muaj të tjerë ushtruesit të detyrës.

Ndryshe, sipas Shatrit, ministry Murati nuk mundet me nënshkru asgjë.

“Qeveria e përgjegjshme kish dashtë dje me thirrë Kryetari i Kuvendit një seancë të jashtëzakonshme të kuvendit me amandementu ligjin me një nen të vetëm që dmth i mundësohet edhe për +6 muj UD ose + 3 muj ose qysh të duan, por me bë një zgjidhje të përkohshme dhe me i  bë leximet për një ose dy orë, se aty është një nen një amandament dhe ajo kish kriju bazë ligjore, se këta persona përgjegjes  me pas drejtë me bo një veprim që i mbulon ligji, ndryshe absolutish nuk kanë drejtë se askush për ata nuk mundet me nënshkru as ministrë as askush tjetër, se ajo është punë  e rregullume me ligj”, ka thënë ai për Periskopin.

 

Të ngjashme
Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat