Ismaili: Kryetari i takon partisë fituese, Hamza mund të formoj Qeverinë

Ismaili: Kryetari i takon partisë fituese, Hamza mund të formoj Qeverinë

Nënkyetari i  Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka deklaruar pas përfundimit të takimit me kryetarin në detyrë të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca se kryetari i Kuvendit të Kosovës i takon partisë fituese. Ismaili ka treguar se pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës i takon partisë së parë duke nënkuptuar se i […]

Ismaili ka treguar se pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës i takon partisë së parë duke nënkuptuar se i përket Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Periskopi.

“T’i bëjmë të gjithë hapat e duhur që ta kemi Kuvendin e Republikës së Kosovës, të kemi fillimin e themelimit të institucioneve të vendit. Me të 15-tin duhet të gjithë të japim kontributin që të fillojë konsittuimi i Kuvendit dhe më pastaj të fillojë edhe hapat e tjerë të cilët janë procedurat ligjore, kushtetuese në mënyrë që vendi të ketë qeveri. Po besoj që Kuvendi dhe gjithmonë kryetari është zgjedh dhe nuk shohë ndonjë pengesë. Mendoj që i takon partisë së parë që t’i krijoj kushtet edhe për votimin e Kryetarit edhe për votimet tjera. Andaj ta presum atë ditë”, ka thënë ai, raporton Periskopi.

Ismaili para gazetarëva ka treguar edhe për pozicionin e PDK-së për vijat e kuqe , duke besuar se kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza mund të krijoj Qeverinë e Kosovës nëse dështon të bëjë partia fituese.

“Programi jonë dhe fushata jonë ka qenë përafruese dhe e hapur për të gjithë. Andaj, ideja e vijave të kuqe nuk do me thënë gjithnjë në kuptimin e koalicioneve, do të thotë në kuptimin e një diskutimi që mundet me ndodhë për diçka të caktuar, mirëpo kjo jo doemos sjell vija të kuqe për koalicion apo diçka të tillë. Nuk ka qenë ajo logjikë. Prandaj, si opozitë, kemi thënë, sa i përket formimit të qeverisë, i takon partisë e cila ka dalë e para, të krijojë, ta ketë aftësinë, bashkëpunimin, komunikimin, ta krijojë qeverinë. Në qoftë se nuk arrin, është obligim institucional i partisë së dytë që të ketë mundësi bashkëpunimi me partitë tjera”, tha ai.

Ismaili është i binduar se koalicion me partitë e opozitës mund të formojë  kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza.

“Unë e kam bindjen që në qoftë se ka një paaftësi të partisë së parë për me realizu qeverinë, unë kam një bindje që z. Hamza është një person mjaft i aftë për me e ndërtu një koalicion që e ka në fokus atë që e ka premtu: zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe mendoj që është një person që pranohet nga një shumicë e mjaftueshme në Kuvend atëherë kur i vjen rasti. Mirëpo, si me thënë, mos të bëjmë hop ende pa mbërri në atë pozicion”.

Gazetarët e kanë pyetur Ismailin se a do të ketë peshkim të deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

“Natyrisht që ka unitet. Ne jemi legjislaturë e cila jemi mjaft të bashkuar dhe të zellshëm për me përfaqësuar Partinë Demokratike të Kosovës(PDK). Besoj që do të kemi një përfaqësim të jashtëzakonshëm. Nuk vjen në shprehje të pakohem si grup. Mirëpo, a do të rritem si grup nuk dihet”, ka thënë Ismaili./Periksopi/

Të ngjashme
Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit