Jahjaga në varrimin e Albright: Aty takon Kurtin e Osmanin

Jahjaga në varrimin e Albright: Aty takon Kurtin e Osmanin

Ish presidentja e Kosovës, Atfiete Jahjaga me ftesë të familjes Albright ka marrë pjesë në funeralin e ish sekretares së shtetit, Madeline Albright. Ajo ka thënë se ndjehet krenare që në Katedralen e Washingtonit, busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me iniciativën e saj për të shënuar […]

Ish presidentja e Kosovës, Atfiete Jahjaga me ftesë të familjes Albright ka marrë pjesë në funeralin e ish sekretares së shtetit, Madeline Albright.

Ajo ka thënë se ndjehet krenare që në Katedralen e Washingtonit, busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me iniciativën e saj për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e dëshmuan këtë lidhje mes popullit të Kosovës dhe Sekretares Albright.

“E nderuam siç e meritonte, sepse Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht falënderues për rolin e saj”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i Jahjages:

Me ftesë të Familjes Albright sot në Ëashington DC në mesin e shumë liderëve nga mbarë bota, i dhamë lamtumirën e fundit Sekretares së Shtetit të ShBA, një mikeje të përjetshme të Kosovës, Madeleine K. Albright.

Karakteri i saj luftarak dhe angazhimi për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut e bënë atë lidere të madhe, ndërsa shpirti i saj fisnik e human e bëri edhe njeri të madh.

Ndihem krenare që në Katedralen e Ëashingtonit, busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me inciativën time për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e dëshmuan këtë lidhje mes popullit të Kosovës dhe Sekretares Albright. E nderuam siç e meritonte.

E nderuam siç e meritonte, sepse Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht falenderues për rolin e saj.

Është nderi më i madh i imi që pata fatin ta kem edhe mike shumë të dashur, e të shërbej si Presidente e Kosovës (2011-2016) duke e pasur atë si një nga përkrahëset e inspirimin tim më të madh për t’i shërbyer Kosovës, vend i cili do të mbetet ndër trashëgimitë e saja më të vlefshme.

Pusho e qetë në paqe mikja ime!

Të ngjashme
Çmenduri në zhveshtore: Pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan me futbollistët e Curaçaos?

Çmenduri në zhveshtore: Pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan me futbollistët e Curaçaos?

Bisedimet SHBA-Iran në Zvicër – çka dihet deri tani?

Bisedimet SHBA-Iran në Zvicër – çka dihet deri tani?

Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Ekspertët: Inflacioni i lartë po rëndon bizneset, varfëron qytetarët

Ekspertët: Inflacioni i lartë po rëndon bizneset, varfëron qytetarët

Shqiptarët me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, valle dhe këngë tradicionale në paradën e dytë rrugëve të Nju Jorkut

Shqiptarët me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, valle dhe këngë tradicionale në paradën e dytë rrugëve të Nju Jorkut

Teherani bllokon Hormuzin, SHBA kundërshton: Trafiku detar vijon normalisht

Teherani bllokon Hormuzin, SHBA kundërshton: Trafiku detar vijon normalisht

Prishtina nderon shkrimtarin Ben Blushi, romani që trazoi opinionin fiton çmimin “Autori i Vitit”

Prishtina nderon shkrimtarin Ben Blushi, romani që trazoi opinionin fiton çmimin “Autori i Vitit”

Delegacionet amerikane dhe iraniane mbërrijnë në Zvicër, pritet të nisin bisedimet

Delegacionet amerikane dhe iraniane mbërrijnë në Zvicër, pritet të nisin bisedimet

Jashari: Rritja prej 60 eurosh nuk i përmbush kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, Qeveria na anashkaloi në pagën e 13-të

Jashari: Rritja prej 60 eurosh nuk i përmbush kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, Qeveria na anashkaloi në pagën e 13-të

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Vonesa, tejkalime kostosh dhe dobësi në menaxhimin e kontratave në MD

Vonesa, tejkalime kostosh dhe dobësi në menaxhimin e kontratave në MD

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Sulme në Gaza, mes viktimave edhe një kameraman i Al Jazeera-s dhe një fëmijë

Sulme në Gaza, mes viktimave edhe një kameraman i Al Jazeera-s dhe një fëmijë