Jam patriot por jo nacionalist. Kosova dhe Serbia janë dy vende evropiane – Fjalitë më interesante që tha Macron në Beograd

Jam patriot por jo nacionalist. Kosova dhe Serbia janë dy vende evropiane – Fjalitë më interesante që tha Macron në Beograd

Presidenti francez Emmanuel Macron ka arritur për vizitë dy ditore në Serbi. Ai është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq. Këto janë disa nga fjalitë më interesante nga fjalimi që ai ka mbajtur në konferencë për media para gazetarëve në Beograd. Po ashtu, mediat serbe kanë përmbledhur edhe disa fjali të Vuciqit, thënë në […]

Presidenti francez Emmanuel Macron ka arritur për vizitë dy ditore në Serbi. Ai është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq. Këto janë disa nga fjalitë më interesante nga fjalimi që ai ka mbajtur në konferencë për media para gazetarëve në Beograd. Po ashtu, mediat serbe kanë përmbledhur edhe disa fjali të Vuciqit, thënë në konferencë me Macronin, përcjell Periskopi.

Pse Macron nuk e takoi opozitën në Serbi?

‘Nuk jam takuar me përfaqësuesit e opozitës sepse kjo letër (letra e tyre v.j) erdhi pasi unë pothuajse arrita në Beograd dhe programi i vizitës nuk mund të ndryshohej”, ka thënë Macron në përgjigjen që ia ka bërë gazetari i Le Monde, pra se pse ai nuk do ta takojë askënd nga opozita në Serbi.

Vuciq për rrugën e Serbisë drejt BE’së

“Na thanë në vitin 2015, na thanë edhe në vitin 1999 për bombardimet, na treguan në vitin 2008, i mbani mend ‘standardet para statusit”, na thanë por nuk e përmbushën premtimin”, ka thënë Vuciq.

Macron për Serbinë në BE

“Nuk ka një datë të definuar për hyrjen në BE. Ky është një proces. Kur gjërat të janë gati, ne do të jemi të gatshëm t’ju informojmë. Nuk do të ishte mirë për Serbinë të hynte në BE tepër shpejt”, ka thënë Macron.

Macron për nacionalizimin:

“Jam patriot, por nuk jam një nacionalist. Nacionalisti është një patriot që nuk ka projekt”, tha Macron në Beograd.

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Macron tha:

“Nuk mund të kthehemi prapa. Ju keni një president i cili ka kurajon të thotë se cka është shkruar në Kushtetutën e Serbisë nuk është ajo cka e shohin partnerët evropianë. Nuk ka një zgjidhje magjike”.

Macron për Kosovën:

“Ishim shumë të sinqertë në bisedë. Unë do të organizoj një takim me ju, kryeministren e Serbisë, lidershipin e Kosovës, Kancelaren Merkel. Franca dëshiron një marrëveshje. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe duam ta përkthejmë këtë në fakte”, tha presidenti francez./Periskopi/

 

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës