‘Janë të Sami Lushtakut’: Donika Gërvalla godet LDK-në, në veçanti deputeten Doarsa Kica

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka qenë në intervistë ekskluzive në televizionin e brendshëm lokal kosovar, Istogu Channel. Ajo ka kritikuar ashpër Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e quajtur ‘parti të Sami Lushtakut. Ndërkohë, Gërvalla ka goditur edhe deputeten e LDK-së, znj. Doarsa Kica-Xhelili. “E keni pa që ata edhe emrin nuk duan […]
Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka qenë në intervistë ekskluzive në televizionin e brendshëm lokal kosovar, Istogu Channel.
Ajo ka kritikuar ashpër Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e quajtur ‘parti të Sami Lushtakut.
Ndërkohë, Gërvalla ka goditur edhe deputeten e LDK-së, znj. Doarsa Kica-Xhelili.
“E keni pa që ata edhe emrin nuk duan ta kenë më Lidhja Demokratike e Kosovës.
Duan ta kenë emrin Rruga e re, Lidhja e ku ta di unë. Por lidhjen më të madhe e kanë me Sami Lushtakun.
Mendoj që Lidhja Demokratike e Kosovës, në formën që ka ekzistuar nuk ekziston më.
Shikoni personat dhe do shihni më pak ata kanë lidhje me atë që ata kanë lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Gërvalla në Istogu Channel, përcjell Periskopi (pasi gjetëm pak kohë të përcjellim edhe një intervistë të tillë).
Ajo më pas goditi edhe deputeten Doarsa Kica-Xhelili, duke nënkuptuar se ‘përmendja e emrit të Ibrahim Rugovës në listën Guxo’ e ka penguar deputeten.
“Kemi pasë një deputete në radhët tona, Doarsa Kicën, që largimin nga partia Guxo e ka arsyetuar me këtë fjali: ka thënë në partinë Guxo ata nuk kishin punë tjetër veç gjithë ditën Rugova, Rugova”, ka thënë ajo./Periskopi/












