Jasharaj përgjigje ‘solidaritetit’ të prindërve: Nuk kemi nevojë për lëmoshën tuaj, por bëni presion Qeverisë për pagat

Jasharaj përgjigje ‘solidaritetit’ të prindërve: Nuk kemi nevojë për lëmoshën tuaj, por bëni presion Qeverisë për pagat

Greva, pezullimi i saj e mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit ka krijuar tensione edhe mes SBASHK’ut e Këshillit të Prindërve. Këta të fundit, ndonëse fillimisht të heshtur, mbrëmë vonë kanë bërë një reagim, ku përmes një solidariteti thanë se janë të gatshëm të mbledhin fonde për mësuesit, nëse nuk u ekzekutohen pagat e shtatorit. Këtë […]

Solidaritetit të Këshillit të Prindërve, kreu i SBSHK’ut ia jep një përgjigje. Jasharaj u kërkon atyre të bëjnë presion drejt Qeverisë, madje duke i akuzuar për qasje selektive në këtë mes.

‘’Unë besoj se prindërit më shumë se sa kjo duhet të bëjnë presion direkt mbi qeverinë sepse ajo ka goditur vetëm sektorin e arsimit. Prindërit tërë angazhimin dhe mllefin duhet ta drejtojnë kah qeveria sepse njëra nga arsyet pse u pezullua greva ishte pikërisht se po dëmtoheshin nxënësit dhe prindërit, sidomos ata që kanë të bëjnë me çerdhe. Qeveria na goditi pas shpine duke na ndëshkuar.’’, tha ai për Periskopin.

Tutje Jasharaj ua rikujton prindërve se grevën e ndërprenë hatri i fëmijëve por edhe të vet nevojave të tyre.

‘’Një pjesë e prindërve, qoftë në mënyrë të organizuar apo të pa organizuar, gjatë tërë muajit nuk kanë qenë shumë me  punëtorë të arsimit, kanë pasë deklarata të pamatura, e herë të pamatura siç ishte ajo do të çregjistrojmë fëmijët, ishte presion direkt dhe po them se mësimdhënësit nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për drejtësi dhe prindërit duhet të jenë kategori dhe të kërkojnë nga qeveria që të ekzekutohen pagat sepse buxheti atje nuk është i Muratit por i mbledhur nga djersa e të punësuarve të sektorit publik dhe privat. Nuk është zgjidhje mbledhja e pareve sepse shumë nga prindërit do dalin të krekosen e të thojnë se ne mblodhëm pare që ju të punoni, duhet të punoni se me paret tona i keni pagat’’.

‘’ Nuk është zgjedhje. Gjatë grevës, një pjesë e tyre nuk janë treguar dashamirës e mbrojtës të mësueve, e tash nuk e di si po ndihen ata. Madje na kishin bërë një pyetje, a po ndiheni krenarë etj etj. Unë nuk e di një pjesë e prindërve me gjitha ato presione, si po ndihen tani kur i marrin përdore fëmijë dhe ua dorëzojnë nën kujdes mësuesve që i fyen dhe ju bënë presion.’’, shtoi Jasharaj.

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli i Prindërve ka thënë se revolta e tyre ishte për hapjen e çerdheve dhe shkollave dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot doli me një postim, përmes së cilit ua hedh fajin komunave për mos dërgim të listave të pagave drejt Thesarit të Shtetit./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim