Jasharaj: Me dashtë Albin Kurti sot përfundon greva, kështu unë s’mund ta ndali grëven deri në pranverë ndoshta

Jasharaj: Me dashtë Albin Kurti sot përfundon greva, kështu unë s’mund ta ndali grëven deri në pranverë ndoshta

Rrahman Jasharaj është para Komisionit për arsim, ku tha se nëse do të donte Albin Kurti, Nagavci dhe Murati, ‘sot do të mbyllej greva’.

“Me dashtë Albin Kurti, Arbërie Nagavci dhe Herkuran Murati sot përfundon greva.

Nëse i kemi 67 për qind analfabetë, mbyllni shkollat mos harxhoni rrymë e ujë badihava, nuk është e vërtetë kjo, por është sulm direkt ndaj mësuesit.

Mu po më kushton shumë se flas ashtu si mendoj.

Mosni se doni me kriju këso ambiente me qëllim.

Krijoni kushtet, respektoni kërkesa, realizoni kërkesa, ata thonë vetë po e mbyllim grevën.

Orientojeni dialogun ndaj fajtorit, qeveria është fajtori.

Le t’i realizojë kërkesat dhe ndalet greva.

Nuk e kam nis unë grevën nuk muj me ndalë unë grevën. Është në dorën e anëtarësisë, nëse thonë deri në pranverë unë s’un e ndali grevën deri në pranverë.

A mundemi na me iu thanë anëtarëve tonë, edhe 18 muajve duroni me këto cmime, e mas 18 muajve hyn në fuqi Ligji i Pagave”, ka thënë ai./Periskopi  

Shpërndaje në: