Jasharaj – ministrit Murati: Duke e parë këtë siklet që jemi bën deklarata tendencioze, mundohet të na frikësojë

Jasharaj – ministrit Murati: Duke e parë këtë siklet që jemi bën deklarata tendencioze, mundohet të na frikësojë

Gjatë ditës së sotme, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi ka akuzuar rëndë sindikatat duke thënë se greva e paralajmëruar nga sindikalistët kanë më shumë synime politike dhe sipas tij “këto sindikata janë të kapura”. Periskopi menjëherë ka kontaktuar kryesindikalistin e Arsimit, Rrahman Jasharajn për ta komentuar një deklaratë të tillë.

Jasharaj për Periskopin e ka quajtur “tendencioze”, deklaratën e ministrit Murati, duke shtuar se ka për qëllim “të fus frikë në sindikatat tona”.

“Ishte një deklaratë shokuese tepër e ulët, duke e parë gjithë këtë siklet që jemi, gjithë këto angazhime që nesër do të na thërras në zyrën e tij për të biseduar, deklarata e tij është tepër tendencioze, mbase mendon se do t’i frikësojë apo do të krijoj dilema në sindikatat tona”, ka thënë Jasharaj.

Sipas Jasharajt, deklaratat e ministrit Murati nuk e qetësojnë situatën e krijuar po vetëm sa po e acarojnë më shumë atë.

‘’Unë po se po, por edhe dr. Syla [kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla] e kemi mbështetjen e plotë, besimin e të punësuarve të sektorit që përfaqësojmë dhe fjala jonë e vetme është që t’i përfaqësojmë në mënyrën sa më të denjë që mundemi dhe t’a ruajmë besimin e tyre. Ministri Murati me këto deklarata nuk po ndikon që të qetësohet situata por po ndikon që situate të acarohet edhe më shumë. Nuk është detyrë e tij të përzihet në organizimet sindikale sepse ka kush i del zot sindikatave. Ne kemi përvojë edhe ndëkombëtare sepse jemi pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe marrim këshilla por edhe japim këshilla atje. Pra, një qëndrim i tillë i Hekuran Muratit na i zbeh shpresat se mund të ketë dialog edhe këto veprime tona do të përshkallëzohen deri në grevat gjenerale dhe fajin kryesor do ta ketë vetë Herkuan Murati për këtë”, vazhdoi fjalën e tij ai.

I pyetur se si e komenton deklaratën e ministrit Murati ku thotë se “dyshoj se ku kanë shkuar paratë e ndara”, Jasharaj thotë se të vetmit ata që interesohen dhe mund të interesohen se ku shkojnë mjetet që ndahen nga vullneti i tyre, janë vetë anëtaret.

“Ne të themi të vërtetën, asnjë cent kurrë nuk e kemi marrë nga Qeveria dhe s’do ta marrim. Ne kuotën që do ta marrin nga anëtarësia është e ditur dhe të vetmit ata që interesohen dhe mund të interesohen se ku shkojnë mjetet që ndahen nga vullneti I tyre janë vetë anëtaret dhe ne kemi organet që I përcjellin, kemi edhe plan buxhetor dhe kemi edhe auditorin e jashtëm që na përcjell, i vlerëson të gjitha këto dhe gjithmonë kemi marrë notë të lartë. Hekuran Murati duhet të na takojë dosido dhe është I obliguar sepse përveq që është ministër i Financave dhe Transfereve është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe detyra numër një e tij është që ta ruajë dialogun social dhe ai vetë po e mbyllë këtë derë të dialogut social dhe kur nuk ka dialog atëherë vijnë në shprehje veprimet sindikale dhe cilindo veprim sindikal që do të kërkojë anëtarësia e SBASHK-ut, unë bashkë me stafin qëndror do të realizojmë si në të kaluarën që ta ruajë fuqishëm siç e ka besimin tek ne dhe këtë e ka dëshmuar vazhdimisht dhe nuk lejoj që ky besim të zbehet asnjëherë, tha Jasharaj.

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se ministrit Murati dhe Qeveria Kurti duhet të ulen, të dialogojnë dhe të bëjnë zgjidhje e jo të bëjnë deklarata të tilla që kanë edhe ngjyrime kërcënuese.

“Murati dhe Qeveria Kurti duhet të ulen me sindikatat të dialogojnë dhe të bëjnë zgjedhje me dialog e jo me deklarata të tilla të cilat kanë edhe ngjyrime pak kërcënuese për t’i disiplinuar udhëheqësitë sindikalë”, shtoi ai.

Jasharaj ndër të tjera ka treguar për Periskopin se është nominuar nga anëtarësia edhe për një mandat që ta udhëheq SBASHK-un.

“Por ne I përgjigjemi vetëm anëtarësisë sonë dhe edhe në takimet që po I zhvillojmë nëpër komuna kemi marrë mbështetje të fuqishme dhe anëtarësia më ka nominuar edhe për një mandat që ta udhëheq SBASHK-un sepse janë bindur që jam I fjalës, janë bindur që jam si  ata dhe ata e dinë veprimtarinë dhe angazhimin tim. Dhe unë ndihem krenarë me ta dhe jam përgjegjës dhe do t’i përgjigjem vetëm kërkesave të tyre”, përfundoi Jasharaj./Periskopi

Shpërndaje në: