Jo veç dje: Albin Kurti kishte shfaqur frikën nga sulmet e Serbisë edhe më 2016

Jo veç dje: Albin Kurti kishte shfaqur frikën nga sulmet e Serbisë edhe më 2016

Raundi i fundit i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës përfundoi pas takimit të djeshëm të Kurtit me Vuçiqin që nuk zgjati as dy orë. Por, cili është kësmeti i këtyre negociatave? Dhe pse kryeministri i Kosovës është kaq i frikësuar nga prospekti i “luftës”.   Lideri i Vetëvendosjes do ta mbajë mend gjatë orën 10 […]

Lideri i Vetëvendosjes do ta mbajë mend gjatë orën 10 e 20 të mëngjesit të datës 15 qershor. Ai ishte në tavolinën e negociatave të shumë-kundërshtuara me Serbinë përballë presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Por, situata bëhet edhe më keq se kaq sepse për të arritur deri në këtë pozicion, Kurti madje ia kishte plotësuar dy kushte Serbisë për t’u ulur në Bruksel.

Serbia nuk pranonte që nuk pranonte të ulej në tavolinën e negociatave me Kosovën nëse nuk hiqej taksa 100% dhe nëse vendosej masa e Reciprocitetit. Më 1 prill 2020, Kurti e hoqi taksën 100% ndërsa në Bruksel shkoi pa Reciprocitetin e shumë-premtuar.

Tek më pas Serbia pranoi të ulej në këto negociata.

Sidoqoftë, Kosova nuk është ndër vendet më të arsimuara në botë dhe natyrisht se edhe gënjeshtrat më të qarta mund t’i shtrembërosh. Këtë do ta bëj njeriu i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.

Kurti doli nga takimi me Vuçiqin duke thënë se i kishte dhënë katër propozime. Ndër të cilat kishim “Seftan”, “Reciprocitetin e ndërsjelltë”, “garancinë që Serbia dhe Kosova të mos sulmojnë njëra-tjetrën” dhe “Këshilli Nacional i Serbëve të Kosovës”.

Ajo çka mund të kuptohet nga pika e “garancisë” është se edhe vetë Kurti po i druhet status quo-së momentale mes dy vendeve tona. Kjo nënkupton se Kurti është i vetëdijshëm për rrezikun e shtuar ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës.

Në një intervistë në RTK në vitin 2016, kryeministri Kurti kishte paralajmëruar opinionin kosovar për prospektin e luftës.

“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë.” – kishte thënë ai.

Por, mundësinë e shpërthimit të një lufte mes Serbisë dhe Kosovës e ka paralajmëruar edhe ish kryenegociatorja tjetër e Kosovës, Edita Tahiri.

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, pra shtet të pavarur, do të kemi edhe luftë” – kishte tënë ajo në vitin 2016 në konferencën e Institutit Demokratik të Kosovës [IKD] të titulluar “Rruga drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”.

Sidoqoftë, ka pasur zotim se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të paktën deri në fund të korrikut gjë që për momentin do të ruajë stabilitetin mes dy vendeve. /Periskopi

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit