Kadrijaj: Askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me Albin Kurtin

Kadrijaj: Askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me Albin Kurtin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7, ka folur për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e konsideruar shqetësuese bllokodën që po e bënë Vetëvendosje me emrin e kryeparlamentarit. “Vërtetë është shqetësuese se çfarë po ndodhë në […]

“Vërtetë është shqetësuese se çfarë po ndodhë në Kuvendin e Kosovës. Unë jam deputete për shumë mandate dhe asnjëherë s’ka ndodhë një situtatë e tillë e bllokimit konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit. Nuk e bllokon opozita e kaluar. Por, e bllokon partia që ka marrë më shumë më së shumti vota dhe që e propozon kandidatin. Ata njëkohësisht kanë obligim edhe për sigurimin e votave për Kryeparlamentar”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar edhe arsyet pse askush nga partitë opozitare nuk dëshiron të bashkëpunojë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Ne po shohim nuk kanë ndonjë interesim të tillë ose nuk i kanë lënë vend vetës për bashkëpunim gjatë qeverisjes 4 vjeçare ose duke e marrë edhe qeverisjen Kurti 1, 5 vjet e gjysmë nuk ka lënë aleat që dëshirojnë të bashkëpunojnë me Albin Kurtin. Ndoshta edhe përshkak të politikave të gabuara ose për shkak të prishjes së raporteve me aleatët tonë. Ne jemi si vend i saksionuar dhe asnjë nuk e ka dëshirën të bashkëqeverisë me Albin Kurtin.

Deputetja e AAK-së, ia ka kujtuar Albin Kurtit edhe fushatën dhe ofendimet e bëra në natën e shpalljes së rezultatëve të 9 shkurtit.

“Për shkak se nuk është i sinqertë me asnjë parti politike dhe këtë e ka dëshmuar vetë fjalori i zotëri Kurtit gjatë fushatës zgjedhore duke e fyer secilin personalitet apo secilin kryetarë të partive politike por edhe elektoratin e tyre ka bë që asnjë të mos t’i afrohet dhe asnjë të mos bashkëpunojë me zotëri Kurtin”, ka potencuar Kadrijaj.

Ajo gjatë emisionit ka folur edhe për emërat e propozuar nga AAK për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kadrijaj ka thënë se emërat e propozuar si Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi lidhnen me luftën dhe me historinë familjare./Periskopi/

Të ngjashme
Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim