Kah po rrëshqet Kosova? Dhunë verbale, rrahje brutale, shtënie me armë ndaj gazetarëve për 5 muaj

Mbrëmë është sulmuar brutalisht gazetari Visar Duriqi pas një debati televiziv ku po flitej për arrestimet e bëra në lidhje me subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë. Pas këtij sulmi fizik brutal ndaj z.Duriqi, reagimet në mediat sociale ishin shqetësuese. Shumica e komentuesve e përkrahnin dhunën e ushtruar ndaj gazetarit, përkundër reagimeve të shumta […]
Pas këtij sulmi fizik brutal ndaj z.Duriqi, reagimet në mediat sociale ishin shqetësuese.
Shumica e komentuesve e përkrahnin dhunën e ushtruar ndaj gazetarit, përkundër reagimeve të shumta denoncuese nga figura të njohura publike.
Në Kosovë nuk ka qenë aq e shprehur dhuna ndaj gazetarëve dhe mediave më herët, por kjo duket se ka ndryshuar.
Më 22 dhjetor të këtij viti, gazetari Valon Syla u sulmua në mes të qytetit nga një qytetar i indinjuar me shprehjen e tij të lirë, përcjell Periskopi.
Një javë më parë, më 15 dhjetor, në një rast më të butë, gazetarja Leoreta Abazi e pësoi një sjellje të pahijshme nga deputeti i VV-së, Hekuran Murati.
Më 12 nëntor, ekipi realizues i Klan Kosovës ishte penguar të kryente punën e tij në palestrën e sporteve Shani Nushi në Gjakovë.
Ndërkohë, në një rast mjaft të rëndë më 18 tetor, kishte pasur shtënie me armë zjarri ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi.
Në shumicën e këtyre rasteve, komentet kishin qenë mjaft denigruese ndaj vetë viktimave ndërkohë duke promovuar kësisoj dhunën ndaj fjalës së lirë. /Periskopi












