Kandari milimetrik i Pecit: Për një kime fiton punë në ministri çika e tezës së Presidentes

Kandari milimetrik i Pecit: Për një kime fiton punë në ministri çika e tezës së Presidentes

Pushteti i Vetëvendosjes po sharron çdo ditë në punësime e avancime nepotiste. Së fundmi një punësim familjar ka ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë, shkruan Periskopi. Venera Çerkini është pranuar me konkurs të rregullt në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë e cila […]

Venera Çerkini është pranuar me konkurs të rregullt në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci. Çerkini ka qëlluar të jetë çika e tezes së Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.

Periskopi posedona listën e rezultateve përfundimtare për këtë pozitë. Ajo që bie në sy edhe që duket shumë e dyshimtë është radhitja e pikëve mes të parit dhe të dytit.

Nga intervista me gojë dhe me shkrim, Çerkini ka marrë gjithsej 76.76 pikë, ndërsa kandidati i dytë i eliminuar ka marrë 76.26 pikë. I treti 75. 73 pikë.

Siç shihet nga grumbillimi i pikëve të dy kandidatët kanë dal më të mirë në intervistën me shkrim, ndërsa Çerkini është vlerësuar më shumë me gojë. Dihet se intervista me shkrim mbetet dëshmi e dokumentuar, ndërsa me gojë jo.

Pra dallimi i pikëve i të parit me të dytin, është aq milimetrik.

Ky ka qenë konkursi i dytë për këtë pozitë, pasi që siç ka mësuar Periskopi, i pari ishte anuluar për shkak se Çerkini nuk i kishte plotësuar siç duhet të gjitha dokumentet.

Venera Çerkini ishte emëruar edhe në vitin 2021, si u.d e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Më pas ajo, ishte zhvendosur në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si në Minsitrinë e zëvendësuese e Sekretares së Përgjithshme. Në këtë pozitë është akoma, pasi akoma nuk ka vendim të plotfuqishëm për pozitën e re, ngase tash është afati i ankesave.

Çerkini paraprakisht kishte punuar si Drejtore e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në ministrinë e Bujqësisë, ajo kishte gjetur burrin e saj Artan Çerkinin. Edhe ky i fundit ishte vendosur në pozitën e shefit të kabinetit të ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?