Karriera e bujshme e shoferit të Shpejtim Bulliqit, e emërojnë anëtar në Bordin e KRM Pastrimi

Karriera e bujshme e shoferit të Shpejtim Bulliqit, e emërojnë anëtar në Bordin e KRM Pastrimi

Abedin Zeka nuk do të jetë më vetëm një shofer veture. Vozitësi i kryetarit të Komunës së Podujevës tash e tutje do të jetë në rolin e mbikëqyrësit të një ndërmarrje publike. Aktivisti i LVV-së është emëruar zyrtarisht anëtar i Bordit të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave ‘Pastrimi’. Nga aktivist politik, në shofer, në anëtar bordi. […]

Nga aktivist politik, në shofer, në anëtar bordi. Një ngjitje kaq të shpejtë në karrierë nuk e kishte paramenduar para tri vitesh Abedin Zeka.

Rreth dhjetë ditë më parë, aktivisti i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje është emëruar anëtar në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike ‘Pastrimi’ në Podujevë.

Për ta ‘graduar’ në pozitë shoferin e kryetarit Bulliqi, komisioni komunal i aksionarëve të Komunës së Podujevës e ka shkarkuar fillimisht ish-anëtarin e bordit, Bujar Asllanin. Asllani ishte emëruar në këtë pozitë para një viti.

Shkarkimi i tij u arsyetua me “skadimin e kontratës si dhe gjendjes jo të mirë të krijuar në këtë ndërmarrje”.

Në vend të Asllanit dy anëtarët e komisionit, Bahri Selimi dhe Drita Pajaziti e propozuan për emërim në këtë bord, Abedin Zekën.

Në vendim, thuhet se Zeka do të qëndrojë përkohësisht në këtë funksion publik.

Për këtë përzgjedhje ka reaguar ashpër opozita në Podujevë. Ekrem Rrahmani nga LDK-ja ka thënë se vendimi i shkarkimit është në kundërshtim të plotë me ligjin.

“Per vendimet qe po merrni ne kundershtim me ligjin do t’ju perballim me Agjensionin Kundër Korrupsionit dhe me  organet e drejtesise, mbi kete baze me ankese i jemi drejtuar tashme Agjensionit Anti Korrupsion”, është  shprehur Rrahmani në një shkrim në Facebook.

Sipas ligjit, personi i cili emërohet në këtë pozitë i nevojitet kualifikim dhe përvojë pune e ngjashme në këtë pozitë, të mos jetë në periudhë prej 36 muajsh bartës i një posti udhëheqës i ndonjë partie dhe kësaj ndërmarrje sipas ligjit i nevojiten dy drejtorë ekspertë. /Paparaci.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?