Kërkohet paraburgim për adminin e grupit “AlbKings”

Kërkohet paraburgim për adminin e grupit “AlbKings”

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj adminit të grupit “AlbKings”. Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj. “Ju njoftojmë se prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente”, tha Ulaj për klankosova. Të mërkurën, një person […]

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj adminit të grupit “AlbKings”.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente”, tha Ulaj për klankosova.

Të mërkurën, një person i dyshuar ra në prangat e policisë nën dyshimin për vepren penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.

Ai ishte ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale”, u tha në njoftim.

Arrestimi i tij, u mirëprit nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Të ngjashme
Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë