Kërkoi ndihmë, tha ‘ambasadorët s’janë ministra’ e përmendi Zajednicën: Deklaratat e Kurtit për veriun

Kërkoi ndihmë, tha ‘ambasadorët s’janë ministra’ e përmendi Zajednicën: Deklaratat e Kurtit për veriun

Kryeministri Albin Kurti sot ishte pjesë e seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u folë edhe për situatën dramatike në veri, atje ku ditëve të fundit po ka tensione e sulme të njëpasnjëshme, shkaku planifikimit për t’u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme, çka po kundështojnë serbët. Kryeministri kërkoi ndihmë nga opozita në përballjen e kësaj situate, sulmoi pak ndërkombëtaret pse po ia kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve dhe e përmendi Asociacionin, shkruan Periskopi.

Kurti fton opozitën mos ta kritikojë për veriun por ta ndihmojë: Është çështje shtetërore

‘’Policia asnjëherë nuk përndjekë dikë në baza etnike, fetare,e tj. Por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve individuale apo grupore.”, tha sot Kurti në Kuvend

”Në të njëjtën kohë kemi obligime për Kushtetutën e ligjin. Kur japin dorëheqje në komunat në veri, ka obligime ligjore e kushtetuese. E kanë edhe detyra për krerët e shtetit. Presidentja duhet caktojë një datë, të ndjeken procedurat. Nuk janë vendime  veprime politike këto, por shtetërore që i parasheh Kushtetuta e ligji. Natyrisht që unë plotësisht e njoh e respektoj të drejtën për kritikë ndaj qeverisë e kryeministrit, por duhet ta kuptoni se shumëcka që po ndodh është cështje e shtetit të Kosovës. E ne përpqiemi për aq sa mundemi e dijmë të jemi më së shumti në shërbim të kësaj Për këtë është mirë ta kemi ndihmën tuaj edhe me mbështetje publike edhe ide konkrete.’’

Kurti për kërkesat e ndërkombëtarëve: Janë ambasadorë të QUINT’it, por s’bëhen dot ministra, e ne zv. të tyre

Kryeministër Kurti ka thënë se i marrin këshillat e aleatëve e ambasadorëve, por përgjegjësinë kryesore e kanë institucionet e Kosovës.

’’E rëndësishme që e vërteta të jetë publike dhe ne të konfrontohemi me gjithë ata që duan ta deformojnë atë. Ndoshta ka edh idee tjera se çka mund të bëjmë më shumë. Por unë mendoj që është shumë gabim të bëjmë më pak; Duhet ta kuptoni që edhe ambasadorët presin që ne të jemi në detyrë të vendit tonë. Janë ambasadorë të QUINT’it, por s’bëhen dot ministra. Ministra janë qytetarët tanë. Ai është caku ynë, kuptimi ynë. Bashkëpunimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet me mënyrën si t’i trajtojmë ministra e vet bëhemi zv.ministra të tyre. Sepse as ata nuk e duan atë gjë. Jemi në situatë të ndjeshme.’’, tha ai.

Kurti: Nëse Serbia e do Asociacionin fort, le ta njeh pavarësinë e Kosovës

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është nënshkruar nga paraardhësi im, në Bruksel.

Përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel. Është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe Kosovës, që një prej tyre të tërhiqet prej tyre si më kryesorja.

Nuk ekziston asnjë dokument që thotë një është më kryesorja se tjetra.

Këto të gjitha i kam paraparë në pikën 4 të kornizës së përgjithshme të marrëveshje.

Ka një iniciativë të re të një porpozimi të BE-së, mbështetur nga Franca, Gjermania mbështetur nga SHBA, ku parashihet trajtimi i marrëveshjeve të mëhershme.

Është e padrejtë, ta nxjerrim Asociacionin si marrëveshje e veçantë.

Së shpejti bëhen dy vjet që ka zhvendosje tektonike të qasjes në dialog.

Nuk është më njohja e pavarësisë së Kosovës e nënkuptuar në fund të procesit por thuhet qartazi se ajo ndodhet në qendër të marrëveshjes.

Do të ishte shumë gabim, ta nxjerrim Asociacionin si të veçantë.

Është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, por Serbia nuk e ka ratifikuar atë marrëveshje.

Unë besoj që qasja jonë më e mirë e jona edhe vlerore edhe strategjike, është që kur bëhet fjalë për të drejtat e komuniteteve joshumicë, t’i pyesim kësisoj, pse nuk mjafton Plani i Ahtisaarit, ata duhet të tregojnë pse nuk mjafton.

Ata që duan edhe më shumë, ata duhet të na tregojnë pse fituesi i çmimit Nobel për Paqe, paska bërë gabim?

Unë kështu e shtroj çështjen në këto diskutime dhe e kam thënë edhe më herët, nëse Serbia do ta dëshironte Asociacionin, gjëja e parë që do ta bënte do të ishte ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Jo, nëse e don Asociacionin fort, atëherë e njeh pavarësinë.

Neve nuk na duhet, ata nuk e dojnë, nuk kemi pse i japim prioritet kaq shumë.

Hoti, Kurtit: Pse s’po e anulon marrëveshjen për Zajednicën, ti m’ke gju sprej në sy kundër saj

Zajednica ka përplasur kryeministrin Albin Kurti dhe Avdullah Hotin e LDK-së.

Ja replikat mes tyre, transkripton Periskopi:

Avdullah Hoti: Ligjërimi i kryeministrit tash, po e marrim si parimor, po ky ndryshe i ka fjalët ndryshe veprimet.

Unë kam qenë saktë aty ku është ministri i Financave në pozitën e ministrit, dhe mu m’u është drejtu kryeministri me sprej në sy, është dashtë me u mbrojtë me këto fletore.

Në sy mu ka drejtu me sprej.

Pse nuk po tërhiqesh tash. Bjere në Kuvend unë ta votoj.

Je kryeministër, qëndroju prapa premtimeve që ke dhene.

Anuloje marrëveshjen, e ke këtë të drejtë.

Albin Kurti: Dicka shtesë që duhet të thuhet për Asociacionin, është që nuk mund të kërkosh në dialog, gjëra që apriori nuk je i gatshëm ta imagjinosh ti zbatosh në shtëpinë tënde.

Politika është profesion serioz.

Nëse kërkon dicka, te tjetri, pa qenë i gatshëm ta imagjinosh për vete, kërkesa e tillë është fëmijërore.

Tahiri: Qeveria të ketë strategji për mbrojtjen e qytetarëve nga bandat kriminale

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

“Si GP i PDK-së e dënojmë ashpër sulmin ndaj Policisë së Republikës së Kosovës që ndodhi mbrëmë dhe që rezultoi me plagosjen e një polici” , tha ai.

Tahiri ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta trajtojë situatën në veri me seriozitet dhe në mënyrë strategjike, e jo të reagoj ad-hoc.

“Tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtar të pranisë së bandave kriminale, të cilat pa dyshim që origjinën e kanë vecse në Serbi dhe askund tjetër. Pra e shohim një angazhim jashtëzakonisht të madh të shtetit serb për ta nxjerrë nga kontrolli jonë institucional këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk duhet të ndërmarrë hapa sporadikë, nuk duhet të bëj veprime ad – hoc. Duhet të jetë e vëmendshme dhe duhet të ketë një strategji për trajtimin e kësaj zone mjaft problematike”, tha Tahiri.

Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri, Tahiri tha se Kosovës më shumë së kurrë i duhet një koordinim i madh me SHBA-të, dhe Qeveria nuk duhet të lejojë që qytetarët atje të bien pre e provokimeve të bandave kriminale.

“Të gjithë janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë që këta të bijnë pre e bandave dhe provokimeve të tyre, të cilët nuk duan t’i lejojnë të participojnë në këto zgjedhje, që t’i zgjedhin drejtuesit e tyre komunalë”, theksoi Tahiri./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: