Kush janë kurrkushët e LDK’së që Isa Mustafa po i sulmon me kështu?

Kush janë kurrkushët e LDK’së që Isa Mustafa po i sulmon me kështu?

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka reaguar ndaj të gjithë kritikëve të LDK’së, duke thënë se ‘ata janë disa kurrkusha të kësaj partie’. Ai komenton tërthorazi edhe lajmin e publikuar nga Periskopi ditë më parë, që burimet tregonin se si Mustafa negocionte me Kurtin, planin që parasheh Kurtit t’ia jap postin e Kryeministrit e Mustafës […]

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka reaguar ndaj të gjithë kritikëve të LDK’së, duke thënë se ‘ata janë disa kurrkusha të kësaj partie’. Ai komenton tërthorazi edhe lajmin e publikuar nga Periskopi ditë më parë, që burimet tregonin se si Mustafa negocionte me Kurtin, planin që parasheh Kurtit t’ia jap postin e Kryeministrit e Mustafës atë të Presidentit.

“Janë qarqe të caktuara që vet konstruktojnë lajme të rreme, siç ishte ai se Kryetari i LDK-së për tu bërë President, ia paska dhënë postin e kryeminstrit VV-së, pastaj e bëjnë një gjysëmkthesë dhe hapin debat për rrena të tyre.  Do të ishte fatale, sikur LDK të ishte e dobët dhe tu nënshtrohej shantazheve”, thotë ai, përcjell Periskopi.

Ai thotë se partia e tij është unike. Mustafa përmes një statusi në Facebook, thotë se ‘ata po shfryhen në LDK’në sepse nuk guxojnë të shfryhen tek të tjerët’.

Thotë se ‘janë njerëz që kurrë s’i kanë sjell asnjë votë LDK’së por vetëm ia kanë zvogëluar’.

Ai shkruan në FB:

Të nderuar veprimtarë
Janë këto disa nga cilësimet që po i bëhen LDK-së:
Filani… i jap goditje të fortë LDK-së, ai… e godet LDK-në, ajo.. zbraz arsenalin (me gjuhen e “Zerit te Popullit”) kundër partisë së Isa Mustafës, ai tallet me LDK-në… me Isa Mustafën…
Askush s’guxon të godas konkretisht e as t’i grushtojë verbalisht baballarët dhe patronët e korrupsionit, krimin dhe kriminelët, subjektet në të cilat veprojnë ata, as të tallet me ta, sepse ata ua kthejnë me grusht i përnjëmënd ( dhe jo vetëm me grusht); ata e kanë kapur shtetin, po bëjnë çfarë po donë, kurse njerezit sikur ngushëllohen kur thonë “ pse a keni pritur diçka më mirë prej tyre”?! Prandaj i sulen LDK-së.
Dhe mua më vjen mirë që njerëzit e kritikojnë LDK-në. Mburrem se LDK nuk ësht subjekt që brenda ka banditë e kriminelë dhe që askush nuk ka pasoja që na sulmon, që kritikon dhe shfryhet në LDK-në. Pasi nuk guxojnë të shfryhen te tjerët.
Por kush janë ata që po e “godasin” LDK-në. Janë askushi. Individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë braktisur LDK-në, janë shetitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për interesa të tyre dhe të porositësve. Janë shokë, e ish shokë, zyrtarë, anëtarë publik e jopublik të PDK-së që i kanë ngritur përmendore shefit të tyre deri sa kanë përfituar bashk, e kur janë hidhëruar mës vete, e sulmojnë LDK-në se paska qeverisur me PDK-në. Janë disa kurrkusha të LDK-së që kanë dështuar, që s’ia kanë sjellë asnjë votë LDK-së, veç se ia kanë zvogëluar, dhe gjejnë të shfryhen në partin e tyre se nuk është dashur të qeverisë me vendin. Për ta më mirë është të qeverisë kushdo me Kosovën, sesa LDK-ja, e cila tregoi se qeveris pa korrupsion dhe në mënyrë demokratike. Janë qarqe të caktuara që vet konstruktojnë lajme të rreme, siç ishte ai se Kryetari i LDK-së për tu bërë President, ia paska dhënë postin e kryeminstrit VV-së, pastaj e bëjnë një gjysëmkthesë dhe hapin debat për rrena të tyre.
Do të ishte fatale, sikur LDK të ishte e dobët dhe tu nënshtrohej shantazheve. E sulmojnë sepse është e fortë. Disa nuk e durojnë ideologjikisht, disa i frikësohen se do të vjen në pushtet, prandaj shumë bëhen bashk kundër LDK-së.
Edhe përkundër kësaj lufte LDK po qendron parti e parë, unike në tërësinë e saj dhe e përgatitur ta drejtojë qeverinë e vendit.
Është parti që respekton familjen, fenë, që kultivon traditën, solidaritetin e brendshëm dhe mirëkuptimin.
LDK është e vetëdijshme se njerëzit e saj janë njerëzit e Kosovës, me të mirat dhe dobësitë e tyre. Idealistë, pragmatistë, të vyeshëm e punëtorë, besnikë, por aty ketu ka edhe egoistë, karrieristë, popullistë e anarkistë. Të tillë që me veprimet e tyre të papranueshme karrieriste në 3-4 nëndegë (prej 931-ve) nprodhuan lajme, e të cilat lajme shërbyen për të mbuluar aferat e fajdeve, korrupsionit, keqpërdorimit të parasë publike, disfatave të qeverisë në arenën ndërkombëtare, vendimeve jokushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit, të njerëzve të BIA-s që e kishin këshilluar Presidentin për një kohë!?
Prandaj LDK është e fotrtë, sepse e njeh vetëveten dhe e njeh Kosovën. .

 

Të ngjashme
Numërohen mbi 87% e votave me postë, rezultati është ky

Numërohen mbi 87% e votave me postë, rezultati është ky

Vance tregon arsyet pse teksti i marrëveshjes SHBA-Iran nuk është publikuar ende

Vance tregon arsyet pse teksti i marrëveshjes SHBA-Iran nuk është publikuar ende

Gazi amerikan, Gorani për deklaratën e Kurtit: Me i thënë SHBA-së e kam një ide më të mirë, është ofendim

Gazi amerikan, Gorani për deklaratën e Kurtit: Me i thënë SHBA-së e kam një ide më të mirë, është ofendim

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Incident në Fushë Kosovë: Theret një person, arrestohet i dyshuari

Incident në Fushë Kosovë: Theret një person, arrestohet i dyshuari

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

U shkaktua me garanatë dore, policia jep detaje lidhur me shpërthimin në Prizren

U shkaktua me garanatë dore, policia jep detaje lidhur me shpërthimin në Prizren

Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Lushtaku godet Dejona Mihalin: Si është e mundur që VV dhe pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

Lushtaku godet Dejona Mihalin: Si është e mundur që VV dhe pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

Paralajmërim për stuhi tropikale në SHBA, kërcënim për miliona njerëz

Paralajmërim për stuhi tropikale në SHBA, kërcënim për miliona njerëz