Këta janë emrat e propozuar nga LVV, PDK, LDK dhe AAK për anëtarë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dorëzuar te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, propozimet për anëtarë të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Periskopi ka mësuar  emrat e ri të propozuar për anëtarë të KQZ’së. Ndonëse sipas Kushtetutës i […]

Periskopi ka mësuar  emrat e ri të propozuar për anëtarë të KQZ’së.

Ndonëse sipas Kushtetutës i takojnë vetëm dy ulëse në KQZ, partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, i ka dorëzuar te Osmani tre emra të ndryshëm për anëtarë në këtë institucion.

Sipas burimeve nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi, Violeta Salihu dhe Njazi Isaku – janë emrat e propozuar nga kjo parti për përbërjen e re të KQZ-së.

Partia e dytë në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka propozuar dy emra për përfaqësues në KQZ. Nga PDK kanë treguar se Rashit Qalaj dhe Ilir Gashi janë propozimet e tyre.

Dy partitë tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë propozuar emrat e njejtë, nga mandati i kaluar: Sami Hamitin dhe Muharrem Nitajn.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, përbërja e KQZ-së duhet të ketë 11 anëtarë, 6 prej të cilëve përfaqësojnë grupet parlamentare shqiptare dhe 4 anëtarë nga radhët e komuniteteve. Kryesuesi i KQZ-së duhet të vijë nga radhët e sistemit gjyqësor.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, presidentja Osmani ka afat 5 ditë, deri në fillim të javës së ardhshme, për të miratuar këto propozime ose jo./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?