Këta janë turqit e ndaluar sot (Foto)

Gjashtë shtetasit turq, banorë të Kosovës, të identifikuar si përkrahës të Gylenit, janë deportuar për në Turqi, të enjten, pak orë pas arrestimit të tyre nga Policia e Kosovës. Media turke “Hurriyet”, shkruan se Agjencia Inteligjente e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Inteligjente në Turqi, kanë realizuar këtë operacion arrestimesh me sukses. Cihan Özkan, Kahraman […]
Media turke “Hurriyet”, shkruan se Agjencia Inteligjente e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Inteligjente në Turqi, kanë realizuar këtë operacion arrestimesh me sukses.
Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya ve Yusuf Karabina, drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, por njëri nga ta me profesion mjek, përkundër se kanë qenë të pajisur me leje qëndrimi në Kosovë, atyre u janë pezulluar ato.
Sipas këtyre fotografive të publikuar nga kjo media, shihet se 2 prej tyre janë maltretuar nga autoritetet turke, kjo për shkak të pamjes së tyre.













