Kirurgët e QKUK-së me reagim: Presidentja nënçmoi kolegjiumin e kirurgëve

Kirurgët e QKUK-së me reagim: Presidentja nënçmoi kolegjiumin e kirurgëve

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dal me një reagim të ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila zgjodhi një institucion privat për të kryer një operacion. Në një reagim të nënshkruar nga 18 kirurgë, është shprehur indinjata e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në […]

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dal me një reagim të ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila zgjodhi një institucion privat për të kryer një operacion.

Në një reagim të nënshkruar nga 18 kirurgë, është shprehur indinjata e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, nga Presidentja Osmani.

“Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës,  ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim.

Kirurgët kanë deklaruar tutje se operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim, shkruan Gazeta Shneta.

Krejt në fund kirurgët i kanë uruar shërim të shpejt Presidentes Osmani duke kërkuar që në të ardhmen të mos anashkalohet sektori publik.

Mbrëmë Presidentja Vjosa Osmani ka kryer një intervenim për heqjen e tëmthit (idhzës) në spitalin privat “Aloka” në Prishtinë.

 

Të ngjashme
Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë