Kjo është gjendja shëndetësore e policit që u plagos sot në Prishtinë

Kjo është gjendja shëndetësore e policit që u plagos sot në Prishtinë

Në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme është plagosur një polic i Kosovës. Ai kishte ndërhyrë në një nga grabitjet që ndodhi në mëngjesin e hershëm në një nga bankomatat që gjendet në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë. Gjendja shëndetësore e policit tani është e mirë dhe pas ndihmës emergjente […]

Ai kishte ndërhyrë në një nga grabitjet që ndodhi në mëngjesin e hershëm në një nga bankomatat që gjendet në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e policit tani është e mirë dhe pas ndihmës emergjente të dhënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është liruar për në shtëpi. Kështu bëri të ditur për KP, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi”, tha Fazliu.

Ndërkohë që rruga e cila e cila të shpinte për në “Veternik” tani është liruar për qarkullim, pasi që shkak i ngjarjes ishte bllokuar për qarkullim.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar  se shtënat me armë zjarri kanë ndodhur derisa të dyshuarit për grabitje ishin duke ikur nga kapja e policisë.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tregoi Borovci për KP.

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kujtojmë që kohë më parë po në të njëjtën orë kishte ndodhur një grabitje në bankën BKT që gjendet në Rrugën “B” në Prishtinë.

Në këtë rast grabitësit kishin përdorur eksploziv, e ku gjatë ikjes kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rojës, fatmirësisht ai nuk ishte lënduar.

 

Të ngjashme
KQZ sqaron procesin e votimit me postë, thotë se nuk pati ankesa

KQZ sqaron procesin e votimit me postë, thotë se nuk pati ankesa

Parashikimi i motit për të premten

Parashikimi i motit për të premten

‘Mos folni shumë’! Granit Xhaka shënon ndaj Bosnjës, ua ‘mbyll gojën’ kritikëve!

‘Mos folni shumë’! Granit Xhaka shënon ndaj Bosnjës, ua ‘mbyll gojën’ kritikëve!

Zvicra nuk ka të ndalur, shënon edhe golin e tretë

Zvicra nuk ka të ndalur, shënon edhe golin e tretë

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm