Kjo është Kryesia e re e LDK`së (EMRAT)

Kjo është Kryesia e re e LDK`së (EMRAT)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar përbërjen e re të Kryesisë së këtij subjekti politik, raporton Periskopi. Sipas një njoftimi ëpr media thuhet se kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re, e mbi të gjitha përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor të forcimit tonë partiak. “Kryesia e re është në funksion të […]

Sipas një njoftimi ëpr media thuhet se kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re, e mbi të gjitha përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor të forcimit tonë partiak.

“Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm, përfaqësimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në vendimmarrje”, thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Në përputhje me autorizimet e marra nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbajtur më 31 janar, me të cilat autorizime kërkohet vendosja e Kryesisë së re si pjesë e riorganizimit të thellë politik; Kryetari i LDK-së, pas konsultimeve të brendshme, ka marrë vendim për emërimin e Kryesisë së re të LDK-së në përputhje me këto autorizime të organit më të lartë vendimmarrës të partisë.
Kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re; e mbi të gjitha përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor të forcimit tonë partiak. Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm, përfaqësimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në vendimmarrje

Kryetar:

Lumir Abdixhiku

Anëtarët e Kryesisë (sipas renditjes alfabetike):

Alban Zogaj
Alush Gashi
Anton Quni
Arbër Ismajli
Ardian Shala
Arjeta Salihu Abazi
Armend Zemaj
Avdullah Hoti
Berat Rukiqi
Besian Mustafa
Bexhet Xheladini
Doarsa Kica Xhelili
Doruntinë Maloku
Ekrem Hyseni
Ermal Sadiku
Fadil Hadergjonaj
Festim Kabashi
Gazmend Muhaxheri
Hykmete Bajrami
Ilir Ferati
Izet Sadiku
Jehona Lushaku Sadriu
Kujtim Shala
Lutfi Haziri
Paris Guri
Ruzhdi Shehu
Shefqet Shehu
Shkëmb Manaj
Sibel Halimi
Sokol Haliti
Sokol Havolli
Ukë Rugova
Visar Azemi
Xhafer Gashi
Kryesia e re do të ketë përgjegjësi të plotë për drejtimin politik dhe organizativ të partisë, në përputhje me programin tonë dhe objektivat përpara.
Kjo përbërje vjen edhe si rezultat i një faze të ndërmjetme organizative, në zbatim të platformës së miratuar nga Kuvendi, e cila parasheh konsolidimin e strukturave dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet qendrës dhe degëve. Në këtë periudhë kalimtare, Kryesia ndërtohet me përfaqësim më të drejtpërdrejtë të drejtuesve të degëve, si bartës të legjitimitetit nga baza, ndërsa standardet e reja organizative do të zbatohen plotësisht në ciklin e ardhshëm të ristrukturimit. Në ditët ne vijim, pas konsultimeve shtesë, Kryesia do të plotësohet me përfaqësues nga degët e mëdha të papërfaqësuara në këtë përbërje.
Në këtë fazë të rëndësishme politike, LDK mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të brendshëm, përfaqësimit të gjerë dhe ndërtimit të një alternative serioze për qytetarët e Republikës.
Kryetari i LDK-së, në përputhje me udhëzimet dhe autorizimet e marra, do të propozojë së shpejti dhe Trupën Këshillëdhënëse, të përbërë nga figura të shquara të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përvojë të jashtëzakonshme institucionale e profesionale; si pjesë e riorganizimit të brendshëm

Të ngjashme
Aksioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol godet çiftin kosovar, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro

Aksioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol godet çiftin kosovar, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro

Temperaturat e larta, KGJK autorizon kryetarët e Gjykatave në Pallatin e Drejtësisë ta pezullojnë punën

Temperaturat e larta, KGJK autorizon kryetarët e Gjykatave në Pallatin e Drejtësisë ta pezullojnë punën

Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGjK-së

Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGjK-së

Publikohen çmimet e reja të derivateve për 24 orët e ardhshme

Publikohen çmimet e reja të derivateve për 24 orët e ardhshme

Shkelën rregullat, 60 gjoba dhe 30 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj

Shkelën rregullat, 60 gjoba dhe 30 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj

Me cisterna dhe traktorë para Ministrisë, fermerët e qumështit protestojnë sot

Me cisterna dhe traktorë para Ministrisë, fermerët e qumështit protestojnë sot

Tentoi vjedhjen, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Prishtinë

Tentoi vjedhjen, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Prishtinë

Eliminimi nga Kupa e Botës sjell “viktimën” e radhës, trajneri i njohur jep dorëheqje

Eliminimi nga Kupa e Botës sjell “viktimën” e radhës, trajneri i njohur jep dorëheqje

E rëndë: 46 vjeçarja vdes në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë

E rëndë: 46 vjeçarja vdes në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë

25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë në Austri, shoferi përball ishte i dehur dhe pa patentë

25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë në Austri, shoferi përball ishte i dehur dhe pa patentë

“Liri për çlirimtarët”, Zara ‘frymon’ kuq e zi, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët”, Zara ‘frymon’ kuq e zi, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania?

Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania?