Klinaku: Kurti kishte qëndrime disktriminuese në takim

Klinaku: Kurti kishte qëndrime disktriminuese në takim

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se çështja e pagesës së veteranëve “nuk është çështje e ofertave”, ndërsa kërkoi që Qeveria ta plotësojë kërkesën e tyre. Klinaku në një konferencë për media tha se “ashtu siç nuk e kemi pranuar okupimin, nuk pranojmë diskriminim dhe […]

Klinaku në një konferencë për media tha se “ashtu siç nuk e kemi pranuar okupimin, nuk pranojmë diskriminim dhe as politizim të çështjes së veteranëve 23 vite pas luftës”.

Përfaqësuesi i veteranëve tha se s’ka pasur nervozizëm në takimin me kryeministrin Albin Kurti, por tha se shefi i Qeverisë ka qëndrime “diskriminuese me tendencë politizuese ndaj çështjes së veteranëve”.

“Në takim me kryeministrin Kurti nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Kurti vazhdon të insistojë në qëndrimet e tij diskriminuese me tendencë politizuese ndaj çështjes së veteranëve dhe nuk plotësoi kërkesën tonë që është minimale”, tha ai.

Klinaku tha se do t’i japin afat Qeverisë dhe Kuvendit deri ditën kur projektligji për caktimin e pagës minimale do të futet në rend të ditës për shqyrtim të dytë.

“Kryeministri ka premtuar se do të dalë me propozim për ta zgjidhur këtë çështje dhe ne iu kemi dhënë kohë për këtë Qeverisë dhe Kuvendit”, tha ai.

“Është koha që të përmirësohet ky gabim i propozuar nga Qeveria. Ne iu japim kohë që deri në lexim të dytë ta përmirësojnë gabimin e diskriminimit të veteranëve me pagën minimale. Nëse diskriminimi mbetet pjesë e ligjit për pagën minimale, atëherë ne sot paralajmërojmë protestë ditën që mbahet seanca e Kuvendit për shqyrtimin e dytë”, tha Klinaku.

Ai paraprakisht theksoi se protesta e tyre e fundit bëri “e detyroi qeverinë të ulet me ne”.

 

Të ngjashme
Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times