Koci: Polici me këmishë verore në dimër, ka mbi 5 vjet që nuk ju kanë dhënë tesha

Koci: Polici me këmishë verore në dimër, ka mbi 5 vjet që nuk ju kanë dhënë tesha

Avokati Arianit Koci ka treguar përmes një postimi në facebook gjendjen e rëndë në të cilën janë policët e Kosovës, shkruan Periskopi. Duke treguar një përvojë personale të një polici në aeroportin e Prishtinës, Koci tregon bisedën që kishte me zyrtarin e veshur me këmishë me mëngë të shkurtra në pikën e dimrit. ““Pse me […]

Avokati Arianit Koci ka treguar përmes një postimi në facebook gjendjen e rëndë në të cilën janë policët e Kosovës, shkruan Periskopi.

Duke treguar një përvojë personale të një polici në aeroportin e Prishtinës, Koci tregon bisedën që kishte me zyrtarin e veshur me këmishë me mëngë të shkurtra në pikën e dimrit.

““Pse me mëngë të shkurta në dimër, oficer? Po duket keq. Ju jeni pasqyra e shtetit” – po i them zyrtarit policor në aeroport.

Jam nisë në Londër.
“Avokat”, po më thotë me mirësjellje polici i gjeneratës së vjetër. “Po më vjen keq, ama nuk kam këmishë tjetër. Ka mbi 5 vjet që nuk na kanë dhënë tesha; uniforma. Kemi mbetë shumë keq. Po duhet me dalë me këtë këmishë dhe me jakne të dimrit.””, shkroi mes tjerash Koci.

Postimi i plotë:

“Pse me mëngë të shkurta në dimër, oficer? Po duket keq. Ju jeni pasqyra e shtetit” – po i them zyrtarit policor në aeroport.
Jam nisë në Londër.
“Avokat”, po më thotë me mirësjellje polici i gjeneratës së vjetër. “Po më vjen keq, ama nuk kam këmishë tjetër. Ka mbi 5 vjet që nuk na kanë dhënë tesha; uniforma. Kemi mbetë shumë keq. Po duhet me dalë me këtë këmishë dhe me jakne të dimrit.”
U ndala. Fillova me bisedu me këta gardianë të shtetit tonë.
Një zonjë police i bart teshat zyrtare të një police tjetër. Është ngarkuar me tesha të vjetra. Ajo që i ka pasë më herët, tash është police civile.
———
Ka policë të gjeneratës së re që nuk kanë fare tesha dimri. Këmishat verore u janë zbehë nga përdorimi i madh.
Kjo është turp institucional.
Policët janë lënë pa mjetin më bazik të punës: uniformën.
Dalin çdo ditë në të ftohtë, në shi, në presion të punës.
Rrezikojnë. Sakrifikojnë. E mbajnë rendin.
Ndërkohë, siç po e shihni: shumë më e lehtë është – që si politikan me premtu gjëra që nuk mund të realizohen – se sa me u marrë me punë konkrete: me iu siguru policëve uniforma adekuate.
Premtimet bëhen lehtë. Puna konkrete mungon.
Nuk po e zgjas, se çkado që flitet më shumë është si ajo thënia: “pështyj hava, të kthehet në fytyrë tënde.”
Sidoqoftë, policia duhet urgjentisht me u pajisë me uniforma adekuate; dinjitoze.

Të ngjashme
Kjo që ka bërë Joshua e tregon sa sportist i madh është - dedikon një video për prindërit e Prengës

Kjo që ka bërë Joshua e tregon sa sportist i madh është - dedikon një video për prindërit e Prengës

Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë e gjysmë

Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë e gjysmë

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok

Salah prish akordin e arritur me Besiktas: Përplasja për të drejtat e imazhit

Salah prish akordin e arritur me Besiktas: Përplasja për të drejtat e imazhit

Disa njerëz mbesin të bllokuar brenda një qendre tregtare në Japoni pas tërmetit

Disa njerëz mbesin të bllokuar brenda një qendre tregtare në Japoni pas tërmetit

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Mbi 120 shoferë nën ndikim alkooli gjatë 10 ditëve në Gjakovë, policia shqipton 1580 gjoba

Mbi 120 shoferë nën ndikim alkooli gjatë 10 ditëve në Gjakovë, policia shqipton 1580 gjoba

Rasti “Drenica”, Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun dhe të tjerët

Rasti “Drenica”, Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun dhe të tjerët

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

Fjala e Vitit 2026 për të Rinjtë: Çfarë do të thotë “67” dhe “Schere”?

Fjala e Vitit 2026 për të Rinjtë: Çfarë do të thotë “67” dhe “Schere”?

Evropa paralajmëron për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, çfarë po shkakton temperatura të larta?

Evropa paralajmëron për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, çfarë po shkakton temperatura të larta?