KOHA alarmon se numri i të infektuarve është rritur në 85, por më pas e fshin artikullin

Portali Koha para pak çastesh ka alarmuar se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është rritur edhe me 24 raste të reja e të konfirmuara. Me këto raste të reja numri do të shkonte në plot 85 raste të konfirmuara në mbarë vendin, shkruan Periskopi. Por, ky artikull është fshirë menjëherë më […]
Portali Koha para pak çastesh ka alarmuar se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është rritur edhe me 24 raste të reja e të konfirmuara.
Me këto raste të reja numri do të shkonte në plot 85 raste të konfirmuara në mbarë vendin, shkruan Periskopi.
Por, ky artikull është fshirë menjëherë më pas duke hedhur dyshime për vërtetësinë e lajmit – apo mbi motive të tjera.
Nëse konfirmohet si i vërtetë, kjo do të nënkuptonte se është dita e dytë me rritje dyshifrore të numrit të të infektuarve.

Edhe më tej nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi çështjen.
Periskopi do t’iu mbajë të informuar mbi njoftimet e ardhshme. /Periskopi












