Komisionerja e sapo zgjedhur nuk e kishte deklaruar pasurinë: Vendimi i Gjykatës (Dok)

Ndonëse pati debat të ashpër në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e komisioneres se Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku mori 65 vota nga 72 deputetë që ishin të pranishëm në seancë. Të pranishëm në sallë ishte vetëm VV, pasi që partitë tjera opozitare e lëshuan salllën, duke kundërshtuar fuqishëm. Madje për zgjedhjen e […]
Të pranishëm në sallë ishte vetëm VV, pasi që partitë tjera opozitare e lëshuan salllën, duke kundërshtuar fuqishëm.
Madje për zgjedhjen e saj pati kritika të ashpëra, ku u tha se kandidatja e përkrahur nga VV’ja i ka tri CV të ndryshme dhe nuk ka dokumente që dëshmojnë përvojën e punës, derisa u përmend se ky proces nuk është bërë me mbikëqyrjen e britanikëve, shkruan Periskopi.

Por kjo nuk qëndron e tëra, pasi që komisionerja Krenare Sogojeva-Dermaku, vite më parë kishte marrur vërejtje nga Gjykata për mos-deklarim të pasurisë.
Periskopi në vijim ju sjell Vendimin e Gjykatës:
Aktvendimi_per_zyrtaren_Krenare_Sogojeva-Dermaku
Ndryshe e zgjedhura e sotme si Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dërmaku, është bashkëshortja e anëtarit të LVV Artan Dërmaku./Periskopi
Në foto, bashkëshorti i Krenare Sogojeva-Dermaku- Artan Dermaku












