Kompania e dostit të zëvendësministrit rekomandohet për një kontratë 2.6 milionë euro

Kompania e dostit të zëvendësministrit rekomandohet për një kontratë 2.6 milionë euro

Pronari i kompanisë “Bageri”, Bujar Shabani, që është shok me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Dumrishin është veç një hap larg nënshkrimit të një kontratë me ministrinë që po e udhëheqë z. Durmishi, shkruan Periskopi. Ministria e Infrastrukturës ka bërë vlerësimin e ofertave për tenderin “Ndërtimi i Kyqjes në Autoudhën R-6 ,,Arbër Xhaferi në Viti”. Për […]

Ministria e Infrastrukturës ka bërë vlerësimin e ofertave për tenderin “Ndërtimi i Kyqjes në Autoudhën R-6 ,,Arbër Xhaferi në Viti”. Për kontratë është rekomanduar “Bujar Shabani B.I”, në një vlerë prej 2, 683, 200. 85 euro.

Në garë për këtë tender kanë qenë 7 kompani.

Pos tjerave, kriter kryesor ka qenë ‘çmimi më i ulët’, dhe kompania “Bujar Shabani” e ka plotësuar këtë kriter.

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 175 ditë (nga dhënia e kontratës). Por, mbetet të shihet nëse kontrata do të nënshkruhet më kompaninë e rekomanduar nga ministria, pasi sot është bërë njoftimi për dhënie dhe kompanitë do të kenë të drejtë ankese për pesë ditë kalendarike.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se e ka shok pronarin e biznesit ‘Bageri’, kompani që kishte fituar kontrata edhe më herët nga Ministria e Infrastrukturës.

“Unë Bujar Shabanin e njoh që nga viti 2001, e kam shok dhe ka pasur ndonjë periudhë kur unë nuk kam punu, nuk kam pasur ndonjë angazhim, pasi që kam dalë prej Komunës së Prishtinës, ku i kam ndihmu më shumë në kuptimin e organizimit kështu  si shok por asnjëherë nuk kam punu në kompaninë e tij. Thjesht e kam këshillu prej përvojës që unë e kam në menaxhim. Herë pas here kemi dalë me pi kafe dhe kemi diskutu si shokë”, kishte thënë Durmishi. /Periskopi/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik