Kompania ku punonte Hysen Durmishi u pagua nga MMPHI për punët që nuk i kreu në rrugën për Brezovicë (Dok)

Kompania ku punonte Hysen Durmishi u pagua nga MMPHI për punët që nuk i kreu në rrugën për Brezovicë (Dok)

Një kontratë e dyshimtë, në të cilën mund të jetë në dijeni edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi është përmbyllur pa përfunduar punën në një rrugë për në Brezovicë. Durmishi kishte ardhur në ministri, pasi ka qenë duke punuar tek kompania “Bageri”, e cila kohë pas kohe fiton edhe tenderë publik. Dyshimet janë se kompania […]

Me të ardhur në krye të qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje e kishte emëruar ministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI, Liburn Aliun. Meqë u bashkuan dy ministri në një, Aliu ia delegoi të gjitha punët e Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Dumrishit, i cili ishte emëruar si zëvendësministër i MMPHI.

Periskopi ka mësuar se kjo kompani, pjesë e cilës në atë kohë ishte edhe Durmishi e kishte fituar një tender në vitin 2019 në Ministri të Infrastrukturës, për të cilin të gjitha paratë i janë paguar në vitin e kaluar pa u kryer punët sipas kontratës. Për më tepër, dyshimet janë se kompania ka mashtruar me kryerjen e punimeve, duke iu paguar para për punët që nuk i ka kryer.

“Rehabilitimi i rrugës Regjionale R 115 Gërlicë e Epërme -Shtërpcë -Brezovicë dhe rruga R 210 Brezovicë qendra e skajimit”.  Ky projekt ka qenë i ndarë në dy kontrata (pjesë).

Pjesën e parë e kishte fituar kompania “Bageri”, në vlerë prej 1, 284, 268.88 euro, dhe pjesën e dytë kompania NNT “ABC” në vlerë prej 1, 956, 340.38 euro.

Kontrata janë nënshkruar në mes kompanive dhe ministrisë më 13.03.2019. Tek lot -1, sipas kontratës, rruga është dashur të përfundojë për 180 ditë, pas nënshkrimit.

Periskopi ka gjetur se kompania ka vendosur anësoret e vjetra që kanë qenë, vetëm i ka lyer, madje shtyllat nuk i ka ngjyrosur fare. I ka lënë po ato, ndërkohë që është dashur t’i ndërtojë dhe t’i montojë të reja. Për këtë është paguar afro 100 mijë euro.

Sipas kontratës, tek paramasa, pjesa “sinjalizimit horizontal dhe vertikal”, artikulli 5.8 është quajtur “furnizimi dhe vendosja e pahive elastike e zinkuar të profilit B (duke përfshirë të gjitha llojet e vendosjes së bashku me katadioper, me mbështetës (shtyllë) në çdo 2 metra”. Sasia e saj e vendosur nga ministria ka qenë fiks 5, 190. 00 m2.

Sikur të gjitha pozicionet tjera, edhe në këtë pozicion, kompania ka vendosur çmimin në ofertë. Çmimi për njësi ka qenë  60 m2. Totali 96, 762.71 euro. Pra, kaq ka qenë shuma që i është paguar kompanisë për këtë pozicion, i cili sipas gjendjes në terren janë pahitë (anësoret e hekurit) e vjetra që kanë qenë, veç se janë lyer, ndërsa shtyllat janë po ato të pa lyera.

 

Rruga Doganaj, në afërsi të fshatit Brohë

Vetëm pak javë pasi në krye të ministrisë, kishte ardhur, Durmishi, kompania “Bageri” kishte lidhur edhe një tjetër kontratë me ministrinë për këtë projekt, për disa punë shtesë që kishin dalë. Ato punë i kishte aprovuar ministria, dhe kontrata ishte nënshkruar në vlerë fiks prej 126 mijë e 606 euro, më datë 26.04.2021.

Që disa ditë, Periskopi ka dërguar pyetje në MMPHI për të marrë një përgjigje se a është bërë pranimi teknik i kësaj rruge dhe se a janë në dijeni për pahitë që nuk janë vendosur sipas kontratës. Ministria nuk ka kthyer përgjigje. /Mentor Buzhala – PERISKOPI/

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës