Kompanisë së Ragip Mustafës, Beni Dona, i anulohet tenderi për ndërtimin e stacionit të policisë në Zubin Potok

Kompanisë së Ragip Mustafës, Beni Dona, i anulohet tenderi për ndërtimin e stacionit të policisë në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka anuluar tenderin për “Ndërtimin e Stacionit Policor Zubin Potok”, ku fituese ishte zgjedhur kompania e multimilionerit Ragip Mustafa. Ky tender siç raportoi Insajderi, i ishte dhënë kompanisë së Mustafës, i cili është pronar edhe i kompanisë “Beni Dona Plast”, e cila ndër vite u kritikua për helmime të ushtarëve dhe cilësinë […]

Gazeta javë më parë ka raportuar lidhur me tenderin 1.1 milionë euro, që Policia e Kosovës e ka shpërblyer kompaninë “Olti Trasing” Sh.P.K, e cila është në pronësinë e biznesmenit Ragip Mustafa, një person tradicionalisht i lidhur me LDK-në. Madje Ragip Mustafa, është pronar edhe i kompanisë “Beni Dona Plast”, e cila ndër vite u kritikua për Helmime të ushtarëve, cilësinë e ushqimit, të cilën e ofruan për institucione të ndryshme në vend.

Ky tender i nënshkruar nga Policia e Kosovës me 4 tetor kishte për qëllim punët e ndërtimit të stacionit policor, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, veçanërisht, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të Zubin Potokut, një zonë në veri të Kosovës me sfida të ndjeshme të sigurisë.

Kompanitë fituese u zgjedhën “Beni Com” Sh.P.K. dhe “Olti Trasing” Sh.P.K..

Pas raportimit të Insajderit, Policia e Kosovës ka anuluar tenderin për “Ndërtimin e Stacionit Policor Zubin Potok”.

 

 

Në dokument, thuhet se arsyeja e anulimit është një dispozitë në ligjin e Prokurimit.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në njoftim.

 

 

Lidhur me tenderin e dhënë me 4 tetor, Insajderi raportoi se njëra kompani fituese e tenderit për ndërtimin e Stacionit Policor në Zubin Potok, dhe ndërtimin e objektit të Agjencisë për Regjistrim Civil është në pronësinë e biznesmenitRagip Mustafanjë person tradicionalisht i lidhur me LDK-në.

Bëhet fjalë për kompaninë “Olti Trasing Sh.P.K”.

Sipas të dhënave në ARBK, Ragip Mustafa është pronar/aksionar i kompanisë “Olti Trasing shpk”, pra kompania fituese.

Ragip Mustafa është një afarist nga Podujeva, i fuqizuar kryesisht përmes tenderëve publikë.

Shpeshherë emri i Ragip Mustafës në të kaluarën është lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe njerëzit e pushtetshëm të saj.

Ndryshe, Ragip Mustafa, është pronar edhe i kompanisë “Beni Dona Plast”, e cila ndër vite u kritikua për cilësinë e ushqimit, të cilën e ofruan për institucione të ndryshme në vend.

Që nga viti 2021, “Beni Dona Plast” është vendosur nën hetime nga Prokuroria e Shtetit në dy raste.

Rasti i parë është në vitin 2021 iniciuar nën dyshimin për falsifikimin e certifikatave ISO në dosjen e tenderit për furnizimin me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj kompanisë “Beni Dona Plast”, lidhur me rastin e tenderit të vlefshëm mbi 8 milionë euro në Ministrinë e Mbrojtjes.

Derisa në OSHP po zhvilloheshin beteja në mes të kompanive për ta fituar kontratën 9-milionëshe të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, në lidhje me dyshimet për falsifikim të ISO certifikatave të ofruara nga “Beni Dona Plast”, Task-Forca Anti-korrupsion e Policisë së Kosovës, kishte filluar të grumbullonte informacione për të verifikuar validitetin e tyre, kishte raportuar Evropa e Lirë në vitin 2021.

Rasti i dytë për të cilin është denoncuar “Beni Dona Plast” ka të bëjë me dyshimet për shërbim të ushqimit me afat të skaduar për Njësitin Special të Policisë së Kosovës në në Kampin Belveder, në Lagjen e Bairit në Mitrovicë.

Ngjarja kishte ndodhur më 5 shtator të 2022.

Dyshimet për shërbimin e ushqimit me afat të skaduar për pjesëtarët e Njësisë Elite të Policisë së Kosovës i kishte raportuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të datës 6 shtator, 2022.

Sipas raportit zyrtar të policisë, një aksion i bastisjes në kampin e Njësitit Special të Policisë në Mitrovicë, kishte ngjarë në ditën e denoncimit të rastit.

“Ankuesit kanë njoftuar se nga operatori i kontraktuar janë sjellë produkte me afat të skaduar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e AUVK-ut dhe, sipas ekzaminimeve të tyre, ushqimet nuk ruheshin sipas standardeve të parapara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhej në raportin e Policisë.

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta