Komuna e Ferizajt kontrakton kompaninë në të cilën ka punuar drejtori i Bujqësisë, menaxher caktohet personi nën hetim

Komuna e Ferizajt kontrakton kompaninë në të cilën ka punuar drejtori i Bujqësisë, menaxher caktohet personi nën hetim

Pas rreth 10 muajve orvatje, më në fund, prokurimi i Komunës së Ferizajt ka arritur që të finalizojë një kontratë që ka të bëjë më mbarimin artificial të lopëve dhe vaksinimin e gjedheve dhe bagëtive. Nga viti i kaluar kjo kontratë është gjykuar disa herë nën dyshimet se kompania e rekomanduar për kontratë ka ofertuar […]

Pas rreth 10 muajve orvatje, më në fund, prokurimi i Komunës së Ferizajt ka arritur që të finalizojë një kontratë që ka të bëjë më mbarimin artificial të lopëve dhe vaksinimin e gjedheve dhe bagëtive. Nga viti i kaluar kjo kontratë është gjykuar disa herë nën dyshimet se kompania e rekomanduar për kontratë ka ofertuar me një dokument të falsifikuar dhe se vetë prokurimi komunal kishte vendosur një kriter që i ishte përshtatur një kompanie. Megjithëkëtë, Periskopi ka gjetur se ka një lidhshmëri në mes personave të involvuar në kontratë, si nga komuna po ashtu edhe nga kontraktori.

“Ritenderim II -Mbarsemi artificial i lopëve qumështore dhe mështjerrave, rregullimi dhe mirëmbajtja e thundrave tek lopët qumështore, vaksinimi i gjedheve dhe bagëtive të imëta kundër sëmundjeve clostridiale”. Kështu quhet kontrata të cilën para pak ditëve e ka lidhur Komuna e Ferizajt me Grup i Operatorëve Ekonomik Ambulanca Veterinare Veterina; Aukos Genetic SH.P.K.

Vlera e kontratës është 187, 436.00 euro, me mundësi rritjeje edhe për 30 për qind të totalit të kontratës. Kjo kontratë publike është me kohëzgjatje prej 24 -muajsh dhe është efektive prej datës në të cilën ajo hyn në fuqi.

Kjo kontratë do të implementohet nga Drejtoria e Bujqësisë. Periskopi ka gjetur se drejtoi i Bujqësisë së Komunës së Ferizajt, Burim Bajrami ka punuar për disa vite tek kompania fituese “Aukos Genetic” SH.P.K e cila për pronar e ka Flurim Zeqirin. Madje, Bajrami dhe Zeqiri kanë të publikuar edhe fotografi së bashku.

 

Bazuar në deklarimin e pasurisë, por edhe në CV-në e publikuar në ueb-faqen e Komunës, drejtori Berisha, aktualisht është i angazhuar më honorar tek kompania veterinare “Animals”. Pronar në këtë kompani është, Heset Vranovci.

Siç ka mësuar Periskopi, Vranovci angazhohet si mjek në kompaninë Aukos Genetic që e ka fituar tenderin.

 

Periskopi nuk ka marrë përgjigje nga Komuna e Ferizajt, lidhur më atë nëse Vranovci (punëdhënësi i drejtorit të bujqësisë), është i angazhuar si staf nga kompania Aukos Genetic për këtë kontratë. Po ashtu, komuna nuk ka kthyer përgjigje as në disa pyetje tjera që Periskopi i ka ngritur në këtë tekst.

Në kontratën e publikuar nga Komuna e Ferizajit, figuron se menaxher i kontratës është caktuar, Bashkim Mani.

Periskopi ka gjetur se i njëjti ka qenë i arrestuar nën dyshimin për dallavere me subvencione.

Gjykata e Apelit në vitin e kaluar e kishte vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ua kishte vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë 21 të dyshuarve në rastin “Subvencioni”.

Kjo gjykatë gjithashtu e kishte lënë në fuqi edhe vendimin e shkallës së parë për 9 të dyshuarit tjerë, të cilëve masa e paraburgimit iu ishte zëvendësuar me atë të arrestit shtëpiak.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 2 janar 2022, të pandehurve Ramiz Ramosaj, Halil Hasani, Njazi Ibrahimi, Bajram Gashi, Jeton Sylaj, Granit Lubeniqi, Bashkim Mani, Deli Metaj, Gjon Musolli, Eduard Musollaj, Dukagjin Mavraj, Sadush Kabashi, Halit Avdijaj, Shemsedin Metaj, Halit Berisha, Fatmir Shala, Burim Selmani, Afrim Fazlija, Luigj Musollaj, Arif Idrizaj dhe Burim Shabanaj, ua kishte vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj.

Sipas vendimit të Apelit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se disa të dyshuar që ishin fermer kishin aplikuar dhe përfituar subvencione në vitin 2019 dhe 2020 në mënyrë të kundërligjshme, duke shfrytëzuar pronat komunale, pronat private pa autorizim nga pronari i tyre, duke paraqitur fakte të rreme dhe të pasakta me rastin e aplikimit për subvencione dhe duke përfituar shumë të ndryshme të parave, duke shfrytëzuar kontrata për marrjen e tokës me qira të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Personat në fjalë janë akoma nën hetime si të dyshuar.

Tenderi që ka të bëjë më mbarimin artificial të lopëve dhe vaksinimin e gjedheve dhe bagëtive është gjykuar disa herë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, pro në fund i ishte dhënë të drejt Autoritetit Kontraktues që të vazhdojë me procedurat. Periskopi ka gjetur se edhe OSHP-ja ka vepruar kundër vendimeve të veta, duke e urdhëruar Komunën që të zbusë disa kritere. Nga ana tjetër komuna nuk i ka pwrfillur rekomandimet, por se ka vepruar në të kundërten, duke i ashpërsuar ato.

Madje, aty është vendosur edhe një kriter të cilin në Kosovë ka mundur ta zbatojë vetëm kompania fituese. A ishte diskriminues ai kriter, dhe nëse kompania ka ofertuar me katalog të falsifikuar për ta përmbushur atë, Periskopi do të publikojë një artikull ekskluziv në ditët në vijim lidhur me këtë ceshtje. /Periskopi-M.B/

 

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës